Shënim: Barra fiskale mbi pagën e një mësuesi është 50 % më e madhe se ajo mbi pagën e kryeministrit

Të ardhurat mujore nga puna taksohen në mënyrë direkte me tatimin mbi të ardhurat personale, mer kontributet e sigurimeve të detyrueshme shoqërore dhe me kontributet e sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor. Kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore janë sa 9,5 % e pagës mujore dhe zbatohen deri në të ardhurat mujore 91,475. Pjesa e të ardhurave mbi këtë vlerë nuk është subjekt i zbatimit të përqindjes së kontributeve.
Kontributet e detyrueshme të sigurimit të kujdesit shëndetësorjanë sa 1,7 % e pagës mujore dhe zbatohen deri në të ardhurat mujore 91,475. Pjesa e të ardhurave mbi këtë vlerë nuk është subjekt i zbatimit të përqindjes së kontributeve. Tatimi mbi të ardhurat personale është 10 % e pagës mujore.
Nisur nga sa më sipër, taksat mbi pagën për pagat e sa e mësuesit dhe sa e kryeministrit janë përkatësisht 21% dhe 14%. Pra barra fiskale mbi pagën mujore të një mësuesi është 50% më e madhe se ajo mbi pagën mujore të kryeministrit. Lexuesi e gjykon vetë se kush paguan më shumë taksa në Shqipëri. Llogaritjet ilustrohen në tabelën në vijim.
Taksa mbi pagën / Paga 21% 14%
Si ka qënë situata deri në 2007 kur mbi të ardhurat nga paga zbatohej tatimi progresiv. Më poshtë është tabela intervaleve të të ardhurave dhe shkallëve tatimore respektive. Kjo tabelë është pjesë e ligjit 9458, datë 21.12. 2005 që Kuvendi i Shipërisë ka miratuar me propozim të kryeministrit. Nëse Tabela 2 do të ishte ende në fuqi, taksat mbi pagën për pagat e sa e mësuesit dhe sa e kryeministrit do të ishin 21 % për të dy pagat. Iliustrimi i llogaritjeve është në tabelën në vijim. Grafiku 1 e bën më të lehtë krahasimin. Me vendosjen e taksës së sheshtë mësuesi paguan 2,560 lekë më shumë taksa në muaj apo 30,720 lek më shumë në vit. Ndërsa kryeministri paguan 6,940 lekë më pak taksa në muaj apo 83,280 lekë më pak në vit. Ilir Beqja
Add new comment