Thahet Liqeni (bëhet Pustec)

Nga Shekulli marr vesh se komunës Liqenas, në zonën e Prespës, do t’i kthehet emri i vjetër Pustec, me kërkesë të banorëve. Banorët e komunës janë të pakicës maqedonase, ose – siç e formulon gazeta – janë “të deklaruar si maqedonas.” Vazhdon “Shekulli”: Emri Pustec i takon terminologjisë sllave, që në shqip do të [thotë] “shkretëtirë.” Se ç’hyn terminologjia këtu, vetëm E.Sh.-ja që ka përgatitur shkrimin mund ta shpjegojë. Gjithsesi, emri ka më shumë të ngjarë të ketë kuptimin “tokë djerrë, tokë e papunuar”; kush i ka vizituar ato zona, do ta kuptojë për çfarë e kam fjalën - shkruan Ardian Vehbiu në blogun e tij.
Më pas analizon toponimet e huaja në Shqipëri, si dhe dëshirat ndonjëherë edhe të politizuara për ndërrimin ose shqipërimin e tyre. "Kjo që po bëjnë banorët e Pustecit/Liqenasit është e kundërta: po refuzojnë një toponim të ri, të shqipëruar, për të rehabilituar të vjetrin - thotë Vehbiu dhe shton: "Duke e ndërruar emrin nga Pustec në Liqenas, për ta shqipëruar, ti bën realitet idenë se emrat e vendeve mund të ndërrohen sipas orekseve dhe histerive të aktualitetit.
Që nga ky moment, emri i vendit do të ndërrojë sa herë që ndërron era; dhe çfarë deri dje ishte pikë referimi në hartën demografike dhe kulturore të zonës kthehet në flamur lëvizjesh politike dhe identitare. Ndërkohë, marrëdhënia e njerëzve me territorin është më komplekse se ç’e dëshirojnë ideologët; prandaj edhe emrat e vjetër mbijetojnë. Edhe banorët e Liqenasit, kur deshën të afirmojnë identitetin e tyre maqedonas, nuk është se zgjodhën ndonjë emër të ri poetiko-ideologjik (p.sh. Aleksandrovsk), por iu kthyen të vjetrit: Pustec. Që në fakt nuk do të thotë as “shkretëtirë”, as “vend i shkretë”; por vetëm “fshati im”, për të gjithë ata që jetojnë aty..."
Vehbiu: http://xhaxhai.wordpress.com/2013/03/12/thahet-liqeni/
Lajm i agjensisë MINA: http://macedoniaonline.eu/content/view/1454/2/
Shekulli: http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=18444&kat=87
Comments
nga c'a fshati je ti Muç?
<p> nga c'a fshati je ti Muç?</p>
Toponimet nuk jane te
<p>Toponimet nuk jane te ''huaja'' sic shkruan Vehbiu por jane vendase dhe te lashta. Jane te shkruara dhe te trasheguara nder shekuj. Keto emra nuk i kane bezdisur stergjysherit tane dhe nuk ka perse te bezdisin As Vehbiun dhe as te tjeret qe mendojne si ai. Ne duhet te mesohemi te bashkjetojme me njeri-tjetrin, sic kane bere te paret tane qe bashkejetuan me serb, maqedonas, rumune, grek e turq. Banoret e pustecit jane maqedonas, sic jane josshqiptare te gjithe banoret e Gores se Kukesit dhe te Gollobordes. Problemi yne eshte se si te bejme qe shqiptaret qe emigrojne te mos abandonojne shtetesine shqiptare por per joshqiptaret?! Nuk duhet te shqetesohemi!</p>
Ok , atehere , Gjithe
<p>Ok , atehere , Gjithe fshatrat e Laberise qe i kane emrat Sllave ti nderojne, e te vendosin emrat shqiptare, sepse shqiptare jetojne ne ato fshatra </p>
Add new comment