Trump nuk mund të jetë më aleat. Europa duhet të shndërrohet në Federatë
Në një opinion të publikuar dje në “Politico”, drejtues të dikurshëm të institucioneve europiane si Josep Borrell, Guy Verhofstadt dhe Domènec Ruiz Devesa apelojnë për një rishikim të politikave europiane të sigurisë duke deklaruar hapur se SHBA e Donald Trump nuk mund të jetë një aleate. Për të shmangur sipas tyre protektoratin amerikan, ka një rrugë tjetër që duhet ndjekur me shpejtësi. Ata flasin për vetëvendosje të fatit europian duke i bërë thirrje Parlamentit Europian që të imponojë një drejtim të ri për Komisionin Europian duke nisur që nga:
- Bllokimi i reduktimit të tarifave ndaj mallrave amerikane si shenjë se Europa i qëndron shantazhit.
- Forcimi i unionit politik duke kapërcyer veto-kracinë që i jep mundësi Victor Orbanit të bllokojë ndihmën ushtarake ndaj Ukrainës dhe të ndërtojë sistemin e vet mbrojtës.
Sipas autorëve këto vendime janë popullore mes votuesve dhe duke cituar Mario Draghin, që sot konsiderohet si i vetmi njeri që ka propozuar diçka konkrete për Europën:
BE-ja nuk do të jetë një fuqi gjeopolitike vetëm duke rinxitur tregun e brendshëm dhe konkurueshmërinë. Ne duhet të bëhemi një Bashkim federal që nuk kufizohet nga unanimiteti apo mungesa e konmpetencave në politikën e jashtme dhe atë të sigurisë
Është për t’u shënuar se në asnjë rresht të këtij shënimi nuk flitet për zgjerimin si pjesë e strategjisë së re duke injoruar këtu Ballkanin që mbetet një zonë tampon në konsideratat stategjike të atyre që kanë dështuar kur kanë qenë në drejtim.
Add new comment