Arkiv-Lajme
What the devil?
History Channel transmeton një dokumentar serial të suksesshëm, të titulluar “Bibla”. Por të dielën shikuesit e History Channel kanë mbetur të habitur kur kanë parë se Djalli i ngjante shumë presidentit amerikan, Barack Obama. Dokumentari ka tërhequr shumë shikues në Amerikë, duke arritur deri në 13.1 milionë, duke lënë pas madje edhe American Idol.
Gjykatësja që liroi pedofilin
Ardian Përrenjasi personi që është arrestuar dje për rrëmbimin e një fëmije dhe ka pohuar vrasjen e një fëmije tjetër, duhej të ishte në burg që në 2008. Në këtë vit ai është arrestuar nga policia pas kallzimit të një familjeje, por është liruar nga gjykatësja Shefkie Demiri (në foto gjatë gjykimit të Gërdecit).
Servet Pëllumbi paralajmëron: Berisha mund të përsërisë 1996-ën!
Në një intervistë në gazetën Dita, Servet Pëllumbi, një nga themeluesit e PS-së, vë në dukje disa zhvillime që i kujtojnë vitin 1996. Ndryshimi i rregullores së KQZ-së që lejon ndërhyrjen e policisë në qendrat e votimit, pa marrjen më parë të një vendimi zyrtar nga komisionet e këtyre qendrave, krijon mundësinë që policia të ndërhyjë gjatë votimit dhe pastaj të detyrojë komisionerët të shkruajnë vendimin për ndëryrjen, pas faktit. Kjo, thotë Pëllumbi, ishte pikërisht ajo që ndodhi në zgjedhjet e majit 1996 dhe që e detyroi opozitën të tërhiqte komisionerët në mes të votimit.
Po luajtën mendsh të gjithë, duhet të luash edhe ti - shkruan Shenasi Rama pasi tregon fabulën e ujit të helmuar
Në një analizë të fundit mbi situatën politike në Shqipëri në faqen e tij në FB, Shenasi Rama tregon një rrëfenjë të vjetër mbi një katund (katund dhe katundarë janë së fundmi termat më të theksuar prej tij (i janë shtuar termit “paria”) sa herë flet për Shqipërinë dhe politikën e saj).
Fushata zgjedhore mund të zhvillohet vetëm një muaj para datës së zgjedhjeve (sipas ligjit)
Ne Shqiperi, qeveria dhe opozita jane perfshire nga veprimtari te ethshme fushateske edhe pse zgjedhjet parlamentare mbahen pas me shume se 3 muajsh – tërheq vëmendjen në një artikull mbi fushatën e parakohshme elektorale në Shqipëri “Zëri i Amerikës”.
Spahiu: Qeveria po blen votën. Merrjani lekët dhe votoni AK! Mund të funksionojë?
Spahiu ka vazhduar edhe sot të sulmojë Berishën, këtë radhë duke folur për blerjen e votave. Duket se nuk ka strategji tjetër për të mënjanuar këtë fenomen përveçse... ta shesësh votën, me “gjasme”.
Stefani: Shkodranët përmbyten nga papërgjegjshmëria e atyre që e kanë votën të sigurt atje!
Përmbytjet, mund të mos ndodhin nëse nuk votohet Berisha... Andrea Stefani në një shkrim te Shqip analizon pikërisht këtë, sesi vota e shkodranëve ka ndikuar që ata të përmbyten. Ja çfarë shkruan Stefani:
Kiço Blushi: Edhe Hitleri (si Berisha) rekrutoi fëmijë kur i erdhi fundi...
Kiço Blushi tek Gazeta Shqiptare analizon thirrjen për votime të 16-vjeçarëve nga ana e Kryeministrit.
Shënim: Shkëlqim Cani në krye të listës PS në Dibër. A do të ndryshojë raporti i mandateve atje?
Ish-Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Shkëlqim Cani, është prezantuar sot nga Edi Rama në selinë e Partisë Socialiste si kandidat për deputet. Cani do të udhëheqë listën e PS në qarkun e Dibrës. “Kur e ftova të hyjë në politikën aktive, i shpreha zotimin tim personal se qeveria jonë do ta ndërtojë “Rrugën e Arbrit”, ndërsa unë i kërkova një kontribut të posaçëm për Bulqizën, si deputet dhe si ekonomist. Dhe kështu ramë dakord të punojmë së bashku. Shkëlqim Cani është një vlerë e shtuar morale dhe intelektuale për PS,” u shpreh Rama gjatë një konference për shtyp nga selia rozë.
SHËNIM: Show striptizë më 8 mars, na qenka për disa “skandal”???
Me tituj të tipit: “fotot skandal të 8 Marsit në Tiranë” disa media tentuan të bëjnë “scoop” dhe të nxisin kuriozitetin e lexuesve. Në fakt, fotot knaë qarkulluar ën FB me shumicë, por media sot po shërben shpesh si zëvendësues i Facebook-ut për ata që nuk knaë një llogari, si pensionistët, për shembull.
Ka vite që për 8 mars organizohen festa striptize, sikurse ka lokale ku show të tilla organizohen herë pas here. Ka shumë njerëz që nuk mungojnë në show të tilla, kur u jepet mundësia të ikin jashtë shtetit.