Shënim: Shkëlqim Cani në krye të listës PS në Dibër. A do të ndryshojë raporti i mandateve atje?

Postuar në 17 Mars, 2013 08:46

Ish-Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Shkëlqim Cani, është prezantuar sot nga Edi Rama në selinë e Partisë Socialiste si kandidat për deputet. Cani do të udhëheqë listën e PS në qarkun e Dibrës. “Kur e ftova të hyjë në politikën aktive, i shpreha zotimin tim personal se qeveria jonë do ta ndërtojë “Rrugën e Arbrit”, ndërsa unë i kërkova një kontribut të posaçëm për Bulqizën, si deputet dhe si ekonomist. Dhe kështu ramë dakord të punojmë së bashku. Shkëlqim Cani është një vlerë e shtuar morale dhe intelektuale për PS,” u shpreh Rama gjatë një konference për shtyp nga selia rozë.

Në zgjedhjet e 2009-ës, PS-ja mori vetëm 2 mandate parlamentare në qarkun e Dibrës, nga 6 që ka qarku. Duket se dërgimi i Canit në krye të listës së Dibrës bëhet me synimin që PS-ja të marrë 3 mandate këtë vit. Që kjo të ndodhë, kombinimi matematik më i mundshëm është që koalicioni aktaul i Berishës (që përfshin edhe PDK-në e LZHK-në) të zbresë nga kuota 61.6% e 2009-ës në 53.8%, ndersa koalicioni aktual i Ramës (që përfshin edhe PSV-91, PDL, etj.) të ngjitet nga 32.6% në 40.4%.  .

Rënia e kuotave te koalicionit të Berishës mund të ndodhë prej rrjedhjes së votave të djathta drejt partive jashtë koalicionit, ndërsa ngritja e kuotave te koalicionit të Ramës mund të ndodhë prej zgjerimit të koalicionit, rritjes së pjesmarrjes së votuesve të majtë, dhe rënies së LSI-së (e cila mori 5.8% të votave në 2009-ën, kur fushatën në Dibër e drejtoi Monika Kryemadhi).

Sidoqoftë, Shkëlqim Cani ka një detyrë të vështirë në qarkun Dibër, sepse për të ndryshuar raporti i mandateve atje, duhet një rënie 7.8 pikë përqindje për koalicionin e Berishës dhe një ngritje 7.8 pikë përqindje për koalicionin e Ramës.  

Shenim: Në vitin 2005, të gjitha partitë e djathta në total – pavarësisht se në ç’koalicion ishin – morën vetëm 52% të votave të qarkut
E.Zaloshnja

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

<p>I vetmi emerim i pranueshem i Rames.&nbsp;</p><p>Gjithe te tjeret jane rrugace e te forte lagjesh.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.