Arkiv-Lajme

BSH, me paga 10-20 herë më të larta se çdo institucion - thotë Braçe dhe Leskaj përgjigjet: Atje do (ri)kontrollojmë

Postuar në 20 Mars, 2013 18:10

Për vitin 2012, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar një dëm që arrin në rreth 13.5 miliardë lekë, gati 130 milionë dollarë - citon e përditshmja SHQIP kryetarin e KLSH-së, Bujar Leskaj dhe më pas jep detaje nga replikat mes kryetarit të KLSH-së dhe deputetëve anëtarë të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë.

Myslimani boshnjak... Jeremić!

Postuar në 20 Mars, 2013 17:56

Nurij Pozderac dhe gruaja e tij, Devleta janë myslimanë bosnjakë që kanë rrezikuar jetët e tyre për të strehuar hebrenjtë në Ballkan, gjatë L2B. Por, njëri nga pasardhësit më të shquar të Pozderacëve e ka mbajtur të heshtur lidhjen e tij të gjakut me këtë familje, ndoshta për shkak se karriera e tij politike, deri më tash, është bazuar në imazhin e tij si një nacionalist serb, që nuk i trembet syri – shkruan faqja online e radios amerikane Europa e Lirë.

Kur reforma drejtshkrimore dështoi në Hollandë e Gjermani, mund të ketë sukses me shqipen tonë? - pyet Vehbiu

Postuar në 20 Mars, 2013 17:39

Ardian Vehbiu ka thënë të vetën mbi debatin për rishikimin e drejtshkrimit të shqipes; (debat që e kam zët  t’i kthehem këtu në blog, pa përsëritur veten; por edhe pa folur nuk mund të rri – shkruan ai).  Për Vehbiun, nismëtarët e reformës drejtshkrimore duhet patjetër të sqarojnë, publikisht, disa premisa, “mbi të cilat të mund të diskutojmë më tej, pa rrezikuar të sillemi rrotull si kali në lëmë”.

Simpatitë për Berishën nuk paskan të sosur edhe pse aktet e tij autokratike nuk kanë të sosur gjithashtu - shkruan Stefani

Postuar në 20 Mars, 2013 17:09

Pak ditë më parë u lajmërua se qeveria shqiptare ishte e gatshme që të strehonte 210 muxhahedinë iranianë. Një diplomate e lartë e SHBA, zv.ndihmëssekretarja Barbara Leaf, e cilësoi pas këtij zelli Berishën, një “mik të vërtetë të SHBA”. “Episodi sjell në vëmendje qëndrimin që shtete të demokracive perëndimore, përfshirë dhe SHBA, kanë mbajtur, në jo pak raste dhe në periudha të caktuara, ndaj disa regjimeve autokratike të konsideruara realpolitikisht prej tyre si klienteliste.

Maní kolektive për t’u përballur në mënyrë kriminale me një krim e me një kriminel?

Postuar në 20 Mars, 2013 12:52

Nuk kuptohet se ç’është kjo dëshirë e maní kolektive për t’u përballur në mënyrë kriminale me një krim e me një kriminel – shkruan Mustafa Nano në editorialin e tij të sotëm në të përditshmen SHQIP ku analizon qëndrimin e mediave ndaj “një robi të quajtur Ardian Prenjasi, i arrestuar dhe i paditur për pedofili e për vrasje fëmijësh” (siç Nano thotë).

Romë: Thaçi i ka dhënë dorën Nikoliçit; takimi ka qenë fare i shkurtër

Postuar në 20 Mars, 2013 10:26

Me kë po takohet në këtë foto Hashim Thaçi? Tjetrin e kanë kapur në një çerek profili, por duket që është Presidenti serb Tomisllav Nikoliç. Janë takuar në festën e inaugurimit të mandatit papal të Françeskut të Parë, ku kanë qenë të ftuar të marrin pjesë, tok me shumë shtetarë të tjerë nga gjithë bota. Ngjitur me supin e Nikoliçit, me vetëm gjysmën e fytyrës në shesh, është kryeministri austriak, Werner Faymann.

Thomas Friedman: Demokracinë askush nuk e ka ndërtuar brenda një nate

Postuar në 20 Mars, 2013 07:35

Thomas Friedman që shkruan kolumna për të përditshmen amerikane New York Times, artikullin e tij të fundit, që fokusohet tek Iraku u sotëm, e nis duke thënë se “Iraku përbëhet nga të gjitha sektet e mundshme që popullojnë botën arabe, dmth shitë, sunitë, kurdë, turkmenë, të krishterë, shekullarë e fetarë, të cilat janë mbajtur tok nga diktaturat”. Dhe aty për aty shtron pyetjen: Janë në gjendje këto sekte të ndërtojnë një kontratë sociale e të ndërtojnë një bashkëjetesë paqësore?

Gazetarët e së përditshmes Il Corriere della Sera kundër “aksionerëve e financuesve që s’janë në nivelin e gazetës”

Postuar në 20 Mars, 2013 04:20

Për të përditshmen italiane il Corriere della Sera punojnë 355 gazetarë, të cilët kanë vendosur që sot dhe nesër të bllokojnë (online dhe print) publikimin e gazetës më të madhe e të më famshme të Italisë. Që të gjithë këta gazetarë, tok me pjesën tjetër të stafit, janë në një grevë për të shprehur papajtueshmërinë me një plan ristrukturimi të gazetës, që po duan të bëjnë financuesit dhe drejtuesit e “ndërmarrjes”.

Rrënjët shkodrane të Ramës

Postuar në 20 Mars, 2013 04:08

“Megjithëse unë kam një lidhje gjaku me Shkodrën, gjyshja ime është motra e piktorit të madh Zef Kolombi dhe është figura qendrore e fëmijërisë time dhe e gjithë edukimit tim në fëmijëri”, ka thënë Edi Rama në pjesën e parë të fjalimit të tij këtë të shtunë në Shkodër, duke shfaqur lidhjet me piktorin e njohur të viteve '30.

Pacolli braktis takimin me BE, nuk i pëlqeu vendi ku e kishin ulur

Postuar në 20 Mars, 2013 03:42

Gjatë takimit me Komisionerin europian të Zgjerimit, Stefan Fyle, dhe delegacion e tij nga BE në Prishtinë, ku do të flitej për bisedimet me Serbinë dhe integrimet europiane, zëvendëskryeministri i Parë i Kosovës, Behgjet Pacolli, mori vendimin të largohej nga salla, pasi nuk iu duk dinjitoz vendi i caktuar për të. Takimi konsiderohej tepër i rëndësishëm në këtë fazë të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, dhe shpresave të Prishtinës zyrtare për t’u afruar edhe më shumë drejt strukturave euroatlantike.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme