Simpatitë për Berishën nuk paskan të sosur edhe pse aktet e tij autokratike nuk kanë të sosur gjithashtu - shkruan Stefani

Postuar në 20 Mars, 2013 17:09

Pak ditë më parë u lajmërua se qeveria shqiptare ishte e gatshme që të strehonte 210 muxhahedinë iranianë. Një diplomate e lartë e SHBA, zv.ndihmëssekretarja Barbara Leaf, e cilësoi pas këtij zelli Berishën, një “mik të vërtetë të SHBA”. “Episodi sjell në vëmendje qëndrimin që shtete të demokracive perëndimore, përfshirë dhe SHBA, kanë mbajtur, në jo pak raste dhe në periudha të caktuara, ndaj disa regjimeve autokratike të konsideruara realpolitikisht prej tyre si klienteliste. Është fakt se këto regjime, përfshirë dhe ato të Sadamit, Ben Alisë apo Gadafit, janë toleruar në funksion të interesave më të mëdha strategjike. Një status të tillë prej “klienti” të fuqive perëndimore gëzon, që prej 23 vjetësh, Sali Berisha” – shkruan Andrea Stefani në editorialin e sotëm në të përditshmen SHQIP. Dhe sjell në komentin e tij një analizë të Fred Abrahams, që ka punuar disa vjet në Shqipëri si misionar i Helsinki Watch (është shkruar pas krizës së vitit ’97):

“Shtypi perëndimor tregon se disa qeveri ishin në dije të piramidave të gjera të lidhura me korrupsionin, përfshi dhe emra ministrash të përfshirë, por vendosën ta shikojnë problemin ndryshe me qëllim që të ndihmojnë një aleat në rajon. Jo vetëm i mbyllën sytë, por edhe e mbushën vendin me ndihma… Si shpërblim qeveria miqësore në Shqipëri lejoi NATO-n të mbajë bazat ushtarake në Ballkanin e turbullt jugor dhe inkurajoi moderimin mes 2.5 milionë shqiptarësh etnikë që jetonin jashtë Shqipërisë në hapësirat e nxehta të Kosovës dhe Maqedonisë në ish-Jugosllavi”. Po në mars të vitit 1997, ndërsa në Shqipëri shteti po shkërmoqej për shkak të korrupsionit dhe autokratizmit të Berishës, Abrahams i drejtonte një letër botuesit të gazetës “New York Times”: “SHBA dënoi në mënyrën e duhur zgjedhjet e dhunuara të majit – të vjedhura nga Partia Demokratike e zotit Berisha – dhe kanë marrë më së fundi një qëndrim më parimor. Por vitet e adhurimit për z. Berisha kanë kontribuar në riinstalimin e një shteti njëpartiak dhe të korruptuar në Shqipëri, gjë që është dhe shkaku i nëndheshëm i krizës së sotme”.

“Edhe i krizës së sotme, mund të shtojmë ne sot, ndërsa simpatitë për Berishën nuk paskan të sosur edhe pse aktet e tij autokratike nuk kanë të sosur gjithashtu! Ndoshta sepse edhe interesat që mund të përmbushen vetëm duke anashkaluar ato të demokracisë dhe lirisë në Shqipëri, nuk paskan të sosur. Por edhe sa kohë do të vazhdohet kështu? – pyet Stefani. a.n.

 

I plotë:

http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/03/20/te-mbash-pushtetin-...

Comments

Submitted by xha Jaho (not verified) on

<p>Do te vazhdoje kjo gje, deri sa te shkoje ne te semes edhe ky diktator si ai i meparshmi apo si gjithe diktatoret e tjere, komuniste e fashiste. Megjithse kjo ka ardhur ose nga njerzit ose nga Zoti.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.