Agora mbyllet? Jo, Agora “vazhdon"... me shpjegimet e protagonistëve për mbylljen

Postuar në 20 Mars, 2013 03:10

Rubrika e Mapos me titullin week-end, një si ballafaqim idesh mes Gjergj Metës e Gilman Bakallit, nga e cili ne të respublica-s ishim ngacmuar më se njëherë, është mbyllur. Tonin Gjuraj, pedagog në UET, ka bërë një shkrim, në të cilin shpreh keqardhjen që kjo rubrikë është mbyllur (shih linkun http://www.mapo.al/2013/03/18/59139/), dhe këtij shkrimi i është përgjigjur zv.kryeredaktori i Mapos, Alfred Lela, madje me ton polemik. E me këtë rast shpjegon dhe arsyet pse e kanë mbyllur. “Agora vrau veten, nuk e vranë”, thotë Lela qysh në titull, e gjatë shkrimit nënvizon faktin që ideja e një ballafaqimi në Agora u komprometua në rrugë e sipër, ngaqë autorët zunë të binin dakord për çdo gjë.

Ja një pasazh nga shkrimi i Lelës: “Rubrika në fjalë ishte, siç e pohon me të drejtë Gjuraj, një prej më interesanteve të Mapo Ëeekend. Për të qenë më të saktë, shtrati i idesë së saj ishte interesant. Ndodh kryesisht kështu: ide të mira fillojnë e hollohen rrugës, hyjnë në ujë deri në atë pikë sa nuk njihen më. Kështu ndodhi edhe me Agorën; nga një rubrikë e përkufizuar si e debatit u kthye në të pajtimit. Tek Agora, i vetmi që binte ndesh isha unë, editori i MAPO Ide, që formuloja edhe pyetjen ose tezën e radhës për Dom Gjergjin e profesor Bakallin. Ata të dy ndërkohë pajtoheshin në aq shumë gjëra dhe aq paq, nëpërmjet një filli moralist të cilit nuk ia gjeja askund dredhën, sa unë nuk po kuptoja se kush ishte kleriku ndër ata të dy. Ja ku erdhi një dyshe e pagjasë: akademiku moralist me klerikun moralist. Ndërsa të dytit i lejohet, të parit jo dhe aq.” (Për më shumë ndiq linkun  http://www.mapo.al/2013/03/19/agora-vrau-veten-nuk-e-vrane/)

Sot ka dhënë versionin e vet Gilman Bakalli, i cili e ka mbajtur reagimin e vet në të njëjtin nivel polemik, dhe i cili lë të kuptohet se Lela ka dashur t’i mbajë të dy autorët në një shtrat temash lokale, si “marrja e statusit të vendit kandidat”, “koalicionet e mundshme të Ilir Metës”, etj. Bakalli thotë se ata kanë pritur të ngacmoheshin si duhej nga Lela “për takimin e zjarrtë në fundjavë”, por kjo gjë s’ndodhi asnjëherë. (për shkrimin e plotë  të Bakallit ndiqni linkun http://www.mapo.al/2013/03/20/ne-shtratin-e-ngushte-te-agores/)

Re.Pu.

Comments

Submitted by kot per muhabet (not verified) on

<p>E mbyllen se filluan te kritkonin Salen. Ja kjo eshte. Dhe Alfredi &quot;redaktori&quot; ketu ben bonifikuesin e kanaleve te Henri Cilit. Gjynaf.&nbsp;</p>

Submitted by hapi (not verified) on

<p>Dashka dashur te shohe boks Lela, dhe e pranon pa asnje pike turpi qe cfare i interesonte ishte vetem polemika per hir te polemikes, jo debati i ideve.</p><p>&nbsp;</p>

Submitted by Romeo (not verified) on

Pune kote fare

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.