Gazetarët e së përditshmes Il Corriere della Sera kundër “aksionerëve e financuesve që s’janë në nivelin e gazetës”

Për të përditshmen italiane il Corriere della Sera punojnë 355 gazetarë, të cilët kanë vendosur që sot dhe nesër të bllokojnë (online dhe print) publikimin e gazetës më të madhe e të më famshme të Italisë. Që të gjithë këta gazetarë, tok me pjesën tjetër të stafit, janë në një grevë për të shprehur papajtueshmërinë me një plan ristrukturimi të gazetës, që po duan të bëjnë financuesit dhe drejtuesit e “ndërmarrjes”.
Është një plan ristrukturimi që synon pushimin nga puna të 100 e kusur gazetarëve, uljen e numrit të faqeve të së përditshmes, uljen e shpenzimeve të tjera, etj, në një kohë, kështu thonë gazetarët në një komunikatë, që gazeta është me fitim. “Ky plan”, thuhet në deklaratën e grevës, “është një ndërhyrje trashamane dhe e papranueshme që synon shkatërrimin e Corriere-s”. Dhe në fund i bëjnë një denoncim grupit “Rcs MediaGroup” (ku aksionerë janë biznese të ndryshme, mes të cilave dhe banka e fuqishme Intesa San Paolo, shumë e njohur në Shqipëri): “Ky moment krize në botën e botimeve kërkon aksionerë e manager-ë që të jenë në nivelin e gazetës Il Corriere dela Sera”.
Re.Pu.
Comments
"Pompiere della Sera" eshte
<p>"Pompiere della Sera" eshte gazeta me e madhe ne Itali ne te cilen punojne 355 "pompiere"(zjarrfikes)- do te thoshte Travaglio - qe kerkojne te manaxhojne vete zjarrin mediatik. Nuk kane pretendime me linjen editoriale por me administrimin financiar te gazetes ......</p><p>Kush e njeh mire shtypin italian e di se e vetmja gazete e pavarur dhe mbi te gjitha e vetmja qe nuk perfiton financim publik eshte "Il Fatto Quotidiano" qe ka bere lirine e te shprehurit dhe diversitetin e mendimit si themel te zhvillimit te saje.</p><p>Nje gazete e perditeshme qe ja vlen t'a imitosh.</p><p>Apeli vlen per te gjithe "zjarrfiksat" dhe "zjarrvenesat" shqiptare ......</p>
Add new comment