Romë: Thaçi i ka dhënë dorën Nikoliçit; takimi ka qenë fare i shkurtër

Postuar në 20 Mars, 2013 10:26

Me kë po takohet në këtë foto Hashim Thaçi? Tjetrin e kanë kapur në një çerek profili, por duket që është Presidenti serb Tomisllav Nikoliç. Janë takuar në festën e inaugurimit të mandatit papal të Françeskut të Parë, ku kanë qenë të ftuar të marrin pjesë, tok me shumë shtetarë të tjerë nga gjithë bota. Ngjitur me supin e Nikoliçit, me vetëm gjysmën e fytyrës në shesh, është kryeministri austriak, Werner Faymann. “Thaçi ka qenë duke biseduar me këtë të fundit, dhe aty është afruar Presidenti serb, i cili, pasi ka takuar austriakun, i ka dhënë dorën dhe Thaçit”, pohon një zyrtar i Prishtinës, beniamin i Thaçit, i cituar nga Gazeta Express. Dhe me këtë, ky zyrtar i pranishëm në Romë tok me boss-in e vet, ka dashur të përgënjeshtrojë zërat, që e lidhin këtë takim fare të shkurtër me një trysni të ushtruar nga zv.Presidenti amerikan, Joe Biden.  

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.