Pacolli braktis takimin me BE, nuk i pëlqeu vendi ku e kishin ulur

Postuar në 20 Mars, 2013 03:42

Gjatë takimit me Komisionerin europian të Zgjerimit, Stefan Fyle, dhe delegacion e tij nga BE në Prishtinë, ku do të flitej për bisedimet me Serbinë dhe integrimet europiane, zëvendëskryeministri i Parë i Kosovës, Behgjet Pacolli, mori vendimin të largohej nga salla, pasi nuk iu duk dinjitoz vendi i caktuar për të. Takimi konsiderohej tepër i rëndësishëm në këtë fazë të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, dhe shpresave të Prishtinës zyrtare për t’u afruar edhe më shumë drejt strukturave euroatlantike. Edhe përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët njihen për bojkotimin e vazhdueshëm të të gjitha takimeve me temë bisedimet me Serbinë, qëndruan në sallë.

Pacolli braktisi mbledhjen e Këshillit për Integrime Europiane, i indinjuar me vendin që i kishte rezervuar për të organizatorja dhe udhëheqësja e këtij trupi, Presidentja Atifete Jahjaga. Numri dy i qeverisë kosovare ishte caktuar të ulej pas krerëve të dy partive opozitare, Isa Mustafa i LDK-së dhe Ramush Haradinaj i AAK-së. Sipas mediave lokale, Pacolli është shfaqur nervoz dhe ka dalë nga salla. Këshilltari i tij Jetlir Zymberaj, nuk pranoi të komentojë gjatë mbi këtë vendim dhe u shpreh për gazetën “Express”, vetëm se: Ky ka qenë vendimi i zëvendëskryeministrit. Takimi vazhdoi normalisht edhe pa Pacollin. Komisioneri për Zgjerim, Fyle, ka lavdëruar punën e Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiç, për kurajën që po tregojnë gjatë bisedimeve në Bruksel. Ne.Su.

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Ka të drejtë ky njeri duhesh të ulej në krye se ka se çfarë të tregojë</p>

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p><strong>FUDULL dhe KARJERIST (si gjithmone), vetem per kariere personale e jo per te miren e popullit te Kosoves ku diskutohen fatet e popullit te Kosoves.</strong></p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.