Rrënjët shkodrane të Ramës

Postuar në 20 Mars, 2013 04:08

“Megjithëse unë kam një lidhje gjaku me Shkodrën, gjyshja ime është motra e piktorit të madh Zef Kolombi dhe është figura qendrore e fëmijërisë time dhe e gjithë edukimit tim në fëmijëri”, ka thënë Edi Rama në pjesën e parë të fjalimit të tij këtë të shtunë në Shkodër, duke shfaqur lidhjet me piktorin e njohur të viteve '30.

"Kjo lidhje gjaku në një farë mënyre e bën Ramën shkodran - shkruan autori Vladimir Karaj në një artikull mbi këtë temë në të përditshmen MAPO dhe më pas jep dy prononcime nga PS e PD mbi atë që synojnë të arrijnë në Shkodër: "Keti Bazhdari nuk dëshiron të duket shumë entuziaste  në telefon, ndërsa komunikon atë që sipas saj janë synimet e Socialistëve në Shkodër. Kryetarja e Grupit të Punës për ish-të Përndjekurit  Politikë, vetë me një histori persekucioni nga pas, është ndoshta një nga pikat më të forta të socialistëve në qytetin verior. “Normalisht synojmë më të mirën e mundshme… Ngushtimin e rezultatit dhe në një nivel optimist fitoren”, na thotë ajo. 32-vjeçarja thotë se socialistët duan të zgjojnë atë pjesë të Shkodrës që deri tani nuk është angazhuar. Nga ana tjetër për deputetin e PD Gjokë Uldedaj, Rama nuk ka mbledhur dot më shumë shkodranë se sa kreu i Aleancës Kuq e Zi. PD vazhdon punën si normalisht.. ne nuk diskutojmë mundësinë për të fituar, por për të thelluar rezultatin”, thotë Uldedaj". a.n.

 

http://www.mapo.al/2013/03/11/rrenjet-shkodrane-te-rames-dhe-ambicia-per...

Foto LSA: Rama duke biseduar me banore te fshatit Dajc ne Shkoder pas permbytjeve te 2010-s

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.