Maní kolektive për t’u përballur në mënyrë kriminale me një krim e me një kriminel?

Nuk kuptohet se ç’është kjo dëshirë e maní kolektive për t’u përballur në mënyrë kriminale me një krim e me një kriminel – shkruan Mustafa Nano në editorialin e tij të sotëm në të përditshmen SHQIP ku analizon qëndrimin e mediave ndaj “një robi të quajtur Ardian Prenjasi, i arrestuar dhe i paditur për pedofili e për vrasje fëmijësh” (siç Nano thotë).
Ne gazetarët do të bënim mirë të mos ia vinim kujtdo diktofonin te goja në rrethana të tilla; e nëse ndodh që të gjithë japin të njëjtën përgjigje e demonstrojnë të njëjtën gatishmëri për të vrarë (nuk ka mundësi; përndryshe, do të ishim thjesht një sekt vrasësish), do të bënim mirë që t’mos i zbardhnim germë për germë deklaratat e tyre, a thua se janë deklarata të Papës së sapozgjedhur – mendon Nano dhe shkruan ndër të tjera:
“Një vrasës pedofil është një vrasës pedofil, e në këtë pikë nuk ka asgjë për të diskutuar, por ka diçka që nuk shkon edhe te ky kor njerëzish, që do të donin ta vrisnin vetë robin që ka rënë në pranga e që është në duar të organeve të rendit e të drejtësisë, t’ia hapnin varrin me duart e tyre, të nxisnin të tjerë për ta varur në qendër të qytetit etj., etj. Këtë apel a dëshirim për vrasje e varje të të dyshuarit për pedofili e për vrasje fëmijësh nuk e bën një, as dy, as tre vetë, por të gjithë, nga komshia deri te nëna e të paudhit. E të krijohet përshtypja se ky reagim nuk është reagimi më i parë që u vjen në mendje; jo, është dhe reagimi i vetëm që u formulohet në tru. Mund të mjaftoheshin të thoshin “ky krim më ngjeth mishin”, ose “shteti duhet të rrisë sigurinë”, ose “policia duhet të mos lërë njerëz të tillë në xhiro”, ose “është faji i gjykatës dhe i prokurorisë, që nuk e kanë dënuar këtë kriminel më përpara, për krime të provuara” etj...” a.n.
Nano i plotë:
http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/03/20/pedofili-vrases-dhe...
Comments
Po ku eshte problemi o Muçi?!

Po ku eshte problemi o Muçi?! Ata njerez qe kerkojne varjen apo linçimin e pedofilit jane njerez qe enderrojne per nje bote me te mire, me te drejte. Qe indinjohen nga ato qe degjojne dhe shohin perdite. Te kerkosh te varet nje kriminel nuk eshte krim, por nje opercaion pastrimi i shoqerise. Nga shtetet e sotme nuk mund te presesh drejtesi. Eshte bere e udhes qe kriminelet te trajtohen si njerez te zakonshem. madje ngandonjehere me duket se te drejtat e njeriut jane hartuar enkas per ata. Per mu nje kriminel eshte me i rrezikshem se ujku dhe çakalli bashke. Se ata vrasin per te jetuar, ndersa pedofili apo vrasesi serial te shtyre nga impulset e tyre kriminale. Duhet te jesh pervers ne shpirt qe te indinjohesh nga indinjata e njerezve te drejte.

Ke te drejte shoku mesjetar.

Ke te drejte shoku mesjetar. N'fakt mire do ishte dhe qe hajduteve t'ju pritej dora, po ashtu si ne vitin 1.

Njerezit e qyteteruar ndryshojn nga kafshet nga menyra se si e trajtojn njeri-tjetrin. Nese ky tipi eshte kafsh nuk na jep te drejten neve te sillemi si kafshe.

Z. Nano ka shumë të drejtë.

Z. Nano ka shumë të drejtë. Nuk mund të ndërtohet një shoqëri e qytetëruar duke u sjellë në të njëjtën mënyrë si krimineli. Thirrjet për varjen e kriminelit janë të kuptueshme dhe vijnë nga zemra, edhe vetë si prind mendimi i parë që më erdhi ishte vrasja e kriminelit.

Krimineli duhet neutralizuar, dhe shoqëria duhet të mbrohet prej tij, por vetëm një gjykim i drejtë mundëson drejtësi, ndryshe është katrahurë. Pyetjet që vijnë automatikisht pas kësaj fjalie janë, a kemi një sistem drejtësie të aftë për të dhënë drejtësi? A kemi polici që na mbron nga krimineli? A kemi hetues që janë të aftë të gjejnë kriminelët? Përgjigjet i dimë. Janë të gjitha JO!

Pyetja që lind është kush do të na mbrojë. Për mendimin tim, mbrojtja duhet të vijë fillimisht nga vetë ne. Në situatën ku policia ka dështuar, duhet të organizohen vetë qytetarët për të mbrojtur veten deri në neutralizimin e kriminelit.

Di të paktën një rast ekstrem, ku një grup familjarësh të viktimave të një krimineli kanë paguar një vrasës me pagesë për ta dënuar me vdekje atë që ishte i njohur nga policia dhe qytetarët dhe që i reklamonte hapur krimet e tij. Nuk mendoj se është diçka për tu përsëritur kudo e kurdo, por kur krimineli nuk nxirret nga qarkullimi nga sistemi i drejtësisë është plotësisht e justifikuar që qytetarët si komunitet të mbrojnë veten, qoftë edhe duke e dënuar me vdekje kriminelin. Cfarë mund të bënin ata ndryshe, të prisnin kur të ndodhte viktima e radhës?

mund qe fjala mani kolektive

mund qe fjala mani kolektive te mos jete e sakte,ndoshta me afer mund te ishte reagim kolektiv.Ne raste te tilla eshte i kudogjendur ky reagim kolektiv,pasi pedofilia dhe aq me keq,vrasja nga pedofili kap nje nerv ektrem te qenies humane,sidomos te atyre qe jane prinder.Une di qe pedofilet e kane pisk edhe ne burg,edhe te burgosurit e shqyejne se gjalli.

Add new comment