Kur reforma drejtshkrimore dështoi në Hollandë e Gjermani, mund të ketë sukses me shqipen tonë? - pyet Vehbiu

Postuar në 20 Mars, 2013 17:39

Ardian Vehbiu ka thënë të vetën mbi debatin për rishikimin e drejtshkrimit të shqipes; (debat që e kam zët  t’i kthehem këtu në blog, pa përsëritur veten; por edhe pa folur nuk mund të rri – shkruan ai).  Për Vehbiun, nismëtarët e reformës drejtshkrimore duhet patjetër të sqarojnë, publikisht, disa premisa, “mbi të cilat të mund të diskutojmë më tej, pa rrezikuar të sillemi rrotull si kali në lëmë”.

Shkruan Vehbiu ndër të tjera: Së pari, cilat janë arsyet e forta që reforma e drejtshkrimit të shqipes duhet bërë pikërisht tani? Së dyti, cili institucion do ta zbatojë reformën drejtshkrimore që propozohet; dhe a ka sot, në hapësirën shqiptare, personalitete dhe institucione me dëshirën, autoritetin dhe fuqinë administrative të nevojshme për ta ndërmarrë një veprimtari të tillë masive dhe gjithëpërfshirëse? Së treti e më në fund, duke pasur parasysh se reforma të ngjashme drejtshkrimore të orvatura kohët e fundit në një numër vendesh europiane (Hollandë, Rumani) kanë dështuar, ndonjëherë edhe pse kanë pasur mbështetje organizative të përsosur nga institucionet (si në Gjermani), si mund të shpresohet që kjo reformë e propozuar të ketë sukses me shqipen tonë, dhe në kushtet e sotme të administrimit publik të arsimit dhe të kulturës në Shqipëri dhe në Kosovë?.

Vehbiu i plotë:

http://xhaxhai.wordpress.com/2013/03/20/eja-ta-prishim/

Comments

Submitted by Dardan (not verified) on

Me pelqen qe z. Vehebiu e konsideron pamundesine e reformes drejtshkrimore nepermjet pyetjeve asgjesuese. Eshte e natyrshme qe mua si individ do te me pelqent me shume qe te shprehej  per nevojen e reformes ose edhe mosnevojen e saj, si edhe ne c'drejtimi do te ishte ajo nese vertete eshte e nevojshme ( sot ose ne te ardhemen).

Submitted by Iluministi (not verified) on

Sepse, i nderuar Vehbiu, vetem kjo arritje kombetare ka mbetur pa u perdhosur nga nje tufe injorantesh, me ne krye kapterr Berishen!

Mos u lodh kot te gjesh pergjigje nga gjithe sa pyet, me te drejten e zotit!

Submitted by Marko Kojo (not verified) on

Dëgjo, kjo çështja e ndryshimit të standardit nuk ka të bëjë shumë me «eja ta prishim» (titulli i shkrimit të Ardian Vehbiut), sesa me «prishe, që të vimë». Ka ende mjaft njerëz që s'arrijnë ta kuptojnë se gjuha e përbashkët nuk ka të bëjë shumë me elementin gjuhë sesa me fjalën kyç «e përbashkët». Pas së përbashktës fshihet një ideologji e tërë dhe nuk bëhet fjalë vetëm për çështje gjuhësore. Gjuha e përbashkët shërben që të merret vesh dibrani me voskopojarin, qytetari i Pejës me fshatarin nga rrethinat e Konispolit - kuptohet, gjithmonë nëse duan të merren vesh. Fakti se befas i është ngrefur dikujt të bëjë ndryshime të mëdha në drejtshkrim, nuk do të thotë se duhet t'i lajmë të gjithë hesapet njëherë e mirë me standardin. Kjo nuk na pengon ne që t'i injorojmë ato. Vras mendjen se ku do përfundojnë gjithë ata fjalorë |dhe jo vetëm të drejtshkrimit|, terminologjia shkencore, gramatikat, etj., etj., etj.

P.S. Më bën përshtypje që këta dy ekspertët e mësipërm që kanë komentuar mbi çështjen, nuk e kanë marrë mundimin të përdorin ënë dhe çënë në ligjërim, një shpërfillje aristokratike ndaj rregullave që janë vendosur ashtu, kot! Kjo bukur tregon se në ç'derexhé jemi katandisur!

Submitted by Leonardo (not verified) on

Sepse këto shtete nuk kanë fatin e mirë të kenë kryeministër një adallkauk si ky i yni dhe të gjithë ata gjuhtarë të famshëm që dalin sotë janë të tillë sojë të paktën të ata që kanë dalë nëpër TV janë nga ata të Shqipëri e shqipëtarëve vdekje trallëtarëve ose pinjollët e Xhozit ose Salit prandajë këta do ta arijnë siç kan aritur deri tani

Submitted by Mr. Green (not verified) on

Unë nuk kuptoj se si një njeri që e vetquhet anti-purist, liberal etj etj nuk do një rishikim të gjuhës apo të drejtëshkrimit.
Sa për këto: "Së pari, cilat janë arsyet e forta që reforma e drejtshkrimit të shqipes duhet bërë pikërisht tani?", janë veçse pjesë sofiste. Si të thuash, pse u ngrit ai, pikërisht atëherë, dhe tha: "Toka rrotullohet"... Varet si e do, deterministike apo probabilistike.

Submitted by A (not verified) on

Fol dhe më zoti i gjelbër, të lutem fol prapë se dua të mësoj terma që t'i përdor për doktoraturë.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.