Arkiv-Lajme

Misteret pas ushtrisë së grave muxhahedine që do strehojë Shqipëria

Postuar në 19 Mars, 2013 04:03

Gjatë takimit me zv/ndihmës-sekretaren amerikane të Shtetit për Çështjet e Lindjes së Afërt, Barbara Leaf dhe Përfaqësuesin e Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB për Irakun, ambasadorin Martin Kobler, Berisha pranoi se Shqipëria po hapte dyert për 210 pjesëtarë të grupit “Mojahedin-e-Khalq”, i cili deri në 2012 ishte parë si terrorist nga SHBA. Berisha tha se Shqipëria "po bënte gjithçka gati për të pritur azilantët, dyert ndaj të cilëve vendi i hapte për arsye humanitare".

Sot është shumë e lehtë të përgjosh përmbajtjen e bisedave dhe SMS-të

Postuar në 19 Mars, 2013 03:32

Tingëllonte si një bombë e vërtetë kibernetike: Michelle Obama, First Lady e SHBA-së, blen shpesh në rrjetin shitës Banana Republic, këtë e tregojnë llogaritë e saj të kartës së kreditit. Ato mund të shihen në faqen e internetit exposed.su, e cila publikoi së afërmi të dhëna tejet delikate të personaliteteve të njohura dhe të politikanëve amerikanë.

Me deficit 211.6 mijë vende pune në këtë mandat, Berisha premton 250 mijë të reja për mandatin e ardhshëm

Postuar në 18 Mars, 2013 17:50

Gjatë një takimi të zhvilluar dje me pedagogë dhe studentë të ekonomikut, Sali Berisha deklaroi: “Këto 4 vite do të jenë vitet e uljes më të madhe të papunësisë, qeveria e ardhshme do krijojë 250 mijë vende pune në të gjitha fushat e jetës.”

Shënim nga Edi Rama: Ku janë këto 200 mijë vende pune?!

Postuar në 18 Mars, 2013 15:52

Kryeministri dje dhe njëri prej kanakarëve të tij sot, përsëritën se kanë hapur 200 mijë vende pune nga 2009 e këtej! Po çfarë thotë INSTAT-i që dihet mirë se është në varësinë e kryeministrit? INSTAT-i thotë se nga 2009 në 2012 kanë humbur 51 mijë vende pune. Duke pasur parasysh se INSTAT-i është larg të vërtetës dhe pranë kryeministrit në çdo shifër që jep, rezultojnë dy gjëra. E para që janë humbur të paktën 51 mijë vende pune sepse në realitet mund të jenë ende më shumë – 30 mijë vende pune kanë humbur vetëm fasonët dhe vetëm në fillimvitin e shkuar!

Të gjithë me kobure

Postuar në 18 Mars, 2013 15:40

Kuvendi miratoi sot vetëm me votat e maxhorancës projektligjin për armët (një vendimmarrje e tillë ishte paralajmëruar që gjatë diskutimeve të këtij ligji në komisionet e përhershme parlamentare). 66 vota pro dhe 56 kundër u dhanë të drejtën e armatosjes jo vetëm deputetëve të Kuvendit dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar, por dhe zëvendësministrave, gjyqtarëve e prokurorëve të të gjithë niveleve.

Gjykata kërkon lirimin e ish-Ekspozitës (ku ndodhen studiot e disa emisioneve të TCH)

Postuar në 18 Mars, 2013 13:44

Forca të policisë, civilë dhe kamera të shumta televizive janë parë sot në ambjentet e ish-Ekspozitës në kryeqytet ku ndodhen disa nga studiot kryesore të televizionit Top Channel. Kjo është tentativa e rradhës për të nxjerrë televizionin në fjalë nga kjo godinë, pas një spirale gjyqësore të ngatërruar që zgjat prej 4 vitesh. Vetë TCH ka mbajtur sot një qëndrim editorial lidhur me atë qëka ndodhur, ku ndër të tjera lexohet:  

 

Servet Pëllumbi rrëfen një anektodë mbi Arbnorin në versionin berishist

Postuar në 18 Mars, 2013 10:17

Në intervistën dhënë gazetarit Xhevdet Shehu për gazetën Dita, Servet Pëllumbi sjell një detaj shumë interesant nga Shqipëria e pas zgjedhjeve të manipuluara të majit 1996, e sidomos pas dhunës së ushtruar nga policia e Berishës mbi deputetët e opozitës në sheshin Skënderbej. Ai kujton se si në një takim konsultativ në Strasburg, teksa Presidenti i Këshillit të Europës, Martinez, e pyeti Pjetër Arbnorin, atëmot besnik i Berishës, lidhur me rrahjen e deputetëve të opozitës më 26 maj, Arbnori që ish dhe kryetar i Kuvendit, i jep një përgjigje “fantastike”.

Maniaku u vu nga policia të pozonte, për t'u shitur më pas mediatikisht si punë gazetareske – thotë TCH

Postuar në 18 Mars, 2013 09:28

Pas përdhunimit të një të mituri tri ditë më parë, dhe vrasjes së të miturit tjetër Julian Çela, po në Laprakë nga i dyshuari Ardian Prrenjasi, Prokuroria thotë se ka dyshime të forta se ky person  ka abuzuar seksualisht edhe me femijë të tjerë. Në kronikën e televizionit TCH lidhur me këtë, bie në sy edhe një detaj tjetër. Duke raportuar për kërkimet e trupit të Julianit, TCH thotë për policinë:

Oferta parazgjedhore e Metës për Ramën, sipas Shekullit që citon Telegrafin

Postuar në 18 Mars, 2013 07:43

Shekulli online citon gazetën periferike Telegraf rreth një oferte që Ilir Meta i paska bërë Edi Ramës për bashkëpunim paraelektoral. Oferta e Metës në adresë të Ramës synon shkrirjen e dy partive në një dhe daljen në zgjedhjet e 23 qershorit me një sigël të vetme, me siglën e Partisë Socialiste, raporton Shekulli.  

Totozani për ngjarjet në Kavajë: Policia, dhunë në shkelje të ligjit, rasti Aliu, dhunë dhe neglizhencë mjekësh

Postuar në 18 Mars, 2013 07:14

Ekspertët e Avokatit të Popullit kanë përfunduar hetimet për ngjarjet e Kavajës dhe për vdekjen e një prej protestuesve disa ditë më pas dhe kanë konstatuar shkelje të ligjit nga policia dhe neglizhencë nga mjekët. Në një raport që sapo është dërguar në media nga Avokati i popullit thuhet ndër të tjera:

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme