Gjykata kërkon lirimin e ish-Ekspozitës (ku ndodhen studiot e disa emisioneve të TCH)

Postuar në 18 Mars, 2013 13:44

Forca të policisë, civilë dhe kamera të shumta televizive janë parë sot në ambjentet e ish-Ekspozitës në kryeqytet ku ndodhen disa nga studiot kryesore të televizionit Top Channel. Kjo është tentativa e rradhës për të nxjerrë televizionin në fjalë nga kjo godinë, pas një spirale gjyqësore të ngatërruar që zgjat prej 4 vitesh. Vetë TCH ka mbajtur sot një qëndrim editorial lidhur me atë qëka ndodhur, ku ndër të tjera lexohet:

“Tre muaj përpara zgjedhjeve, Qeveria ka rinisur betejën me median më të madhe në vend, të konsideruar armike për shkak të qëndrimeve realiste dhe kritike, duke kërkuar edhe përmes vendimeve të fundit të gjykatave ta vendosë Top Channel në vështirësi dhe pamundësi për të punuar. Synimi edhe kete here ka qene nxjerrja jashte nga ambientet e ish-ekspozites 'Shqiperia Sot' dhe mbyllja e programeve kryesore te saj. Dhe kjo perpjekje e radhes ndodh pas vitesh te tera perpjekjesh te Qeverise, pas presionit politik, pas venies prej saj nen kontroll te gjyqsorit dhe pas nje veprimi te parreshtur me te vetmin synim: ekzekutimin e Top Channel. Disa prej emisioneve me te ndjekura te shqiptareve ne Top Channel, si 'Portokalli', 'Top Story', 'Top Shou', 'Procesi Sportiv' apo 'E dua vendin tim' rrezikojne te nderpresin transmetimin. Per kete ndihmoi se fundi me nje vendim edhe Gjykata, e cila nen ndikim politik dhe jo vetem, iu bashkua rradhes se vendimeve politike duke vendosur qe Top Channel te debohet nga ambientet e ish-ekspozites 'Shqiperia Sot', pavaresisht se ka nje kontrate me shtetin shqiptar deri ne vitin 2025 dhe pavaresisht se ka paguar rregullisht te gjitha detyrimet financiare ndaj tij…”

Editoriali i plotë:

http://top-channel.tv/artikull.php?id=253551

Comments

Submitted by dritan (not verified) on

Ka plot 4 vjet qe toka ku ndodhet ekspozita eshte e hipotekuar ne emer te pronareve te ligjshem te truallit. Ka plot 4 vjet qe godina eshte privatizuar dhe pronaret kane paguar leket per privatizimin e saj dhe e kane hipotekuar ate prone ne emrin e tyre ne hipoteke. Ka po kaq vjet qe TCH uzurpon ne menyre te paligjshme pronen e tjetrit. Vetem pasi humbi te gjitha gjyqet me ministrine si dhe te gjitha gjyqet per te liruar dhe dorezuar nje send qe nuk i takon TCH po detyrohet sot jo nga qeveria por nga permbarimi te leshoje pronen e uzurpuar prej 4 vjetesh ne dem te pronareve te ligjshem. Ne vend qe te kerkoje ndjese akuzon ne menyren me te paturpshme qeverine ... nderkohe qe eshte po kjo qeveri qe e le te vazhdoje e te operoje tek zyrat tek Piramida duke u bere keshtu ndoshta i vetmi tv privat qe per studiot e veta perdor godina publike ne qender te Tiranes dhe uzurpon pronen private po ne qender te saj.  Kjo nuk ka asnje lidhje me fjalen e lire por vetem me interesat e padrejta nga te cilat kjo media ka perfituar dhe kerkon te perfitoje.

Submitted by Anonim (not verified) on

Mos u bej qesharak o Dritan.

Duket sikur je Erla nga zyra e Kryeministrit. Te keshilloj o Erla, hap legjislacionin shqiptar dhe shif cdo te thote te kesh kontrate 25 vjecare me shtetin, e si dhe kur mund te prishet nje kontrate e tille. Edhe mos fol sikur Sala i paska bo naj nder te madh Top-Channel, se fundja kontraten e qeras ka zbatuar, dhe leket i ka marre kokerr me kokerr sipas vleres se vendosur.

Po dicka doja te thoja, edhe ky veprim do ju vije si bumerang. E provuar me Mero Bazen, duke i mbyllur gazeten dhe shtypshkronjen e tij. Nder i bet, tashme eshte edhe me shume i lexuar nga shqiptaret.

Duroni e 3 muaj o Erla, e pastaj ska brim miu tju nxej...

Submitted by Anonim (not verified) on

Dritan ne drejtesi ka nje princip. Vjen nga latinishtja: "Pacta sunt servanda" dhe do te thote: "Kontratat duhen permbushur". Me sa lexoj une TCH ka nje kontrate me shtetin Shqiptar per pedorimin e ambjenteve ne fjale. Dhe nga ana e tij TCH i paguan qerate.

Shteti shqiptar e ka lidhur kete kontrate dhe me pas leshon dore nga prona pa marre parasysh rrjedhojat e ketij vendimi.(kete po e marrim si te vertete, per te mos thene qe nuk ja ka idene fare se cfare ben).

Me piramiden ndodh e njejta gje. Leshon objektin me qera dhe pastaj do ta prishe.

Lind pyetja cfare ndodh me qiramarresin?

Mendoje sikur te ishe ti ne vendin e TCH. Dikush te leshon nje ambjent me qera per 10-15 vjet dhe ti ben nje investim qe duhet te dale rentabel te pakten ne kete kohe. Pas 1, 2 ose 3 vjetesh qiradhenesi te thote:" Objekti nuk eshte me i imi. Te ruajte zoti". Te leshosh objektin do te thote qe i gjithe investimi qe ke bere te shkoje per "lesh", si i thone neper kafene.

Cfare do te beje ti ne kete moment?

Submitted by Dritani (not verified) on

Ne drejtesi ka nje parim mik i dashur, qe eshte me i rendesishmi. Vendimet e gjykatave duhen respektuar.

Top Channel po trajton politikisht nje ceshtje per te cilen gjykata ka dhene vendimin e saj. Kjo mund te behet per te perfituar dhe nga opinioni publik. Nese eshte keshtu le te na tregojne cilat ishin nenet e kontrates, cila eshte pagesa qesharake qe i ben shtetit shqiptar. Dhe me ke minister te asaj kohe bene pazar me pronat publike te shtetit shqiptar ne kembim te mbeshtjes mediatike.

Submitted by berti (not verified) on

O dritan vere veten ne pozicionin e TCH dhe pastaj thuaj  ka opo jo faj qeveria,ne komentin tend ti nuk e ke hallin te pronaret por te qeveria.

Submitted by Gjon (not verified) on

A kuptoni se pronari i tokes nuk eshte shteti dhe se pronaret e tokes kane fituar gjyqin dhe te drejten per kthimin e prones.

Ekspozita eshte ndertuar mbi nje prone private dhe jo ne nje prone shteti dhe pas shume peripecive dhe pengesash pronaret arriten te marrin pronen e tyre te ligjshme.

Nuk e kuptoj se megjithe shumat e medha te parave qe disponon TCH akoma i ngul kthetrat ne pronat e te tjereve. Sikur te ishit ju anonimet, mbrojtes te TCH, pronare te truallit cfare do te benit?

TCH e dinte shume mire qe ne 2009 qe do te vinte ky moment dhe kane patur plot 4 vjet per te marre masa, nese kane probleme me shtetin le ta sqarojne ne gjyq, nderkaq ligji i imponon lirimin e tokes se uzurpuar.

Submitted by klevis (not verified) on

Sa ja fusni kot,

çdo kontrate mund te prishet nga njera ane mjafton qe ai krah qe kerkon te prishi kontraten i jep kote te mjaftueshme anes tjeter per te vepruar, dhe me duket se kater vjet jane me te mjaftueshme per te bere nje gje te tille.  Megjithate, pa pare permbajtjen e fjaleve ne kontrate askush nuk duhet te japi nje koment. Duke qene se Top Channel ka mundesine te japi opinionin e vet sipas deshires, ato mund te thojne ç'te duan. Pse nuk publikojne te gjitha faqet e kontrates se nenshkruar ku te gjitha klausolat te dalin ne shesh. Ne rrijme dhe marrim krahun e njeres apo tjetres, po ne te vertete ja fusim kot se nuk kemi informacion te detajuar mbi kete detajet e kesaj kontrate.

Submitted by Anonim (not verified) on

mjafton qe ai krah qe kerkon te prishi kontraten i jep kote te mjaftueshme anes tjeter per te vepruar,

Jo vetem kohe por demshperblim. Duhet qe prishesi i kontrates te restauroje gjendjen qe do ishte sikur kontrata te mos kishte egsistuar kurre.

A ka ndodhur kjo?

Submitted by dritan (not verified) on

Per te gjithe ju qe i referoheni kontrates duhet ta dini se po ne ate kontrate ka nje nen qe thote qe kontrate quhet e zgjidhur ne momenti kur objekti hyn ne faze privatizimi dhe eshte nenshkruar nga TCH duke qene i vetedijshem qe dicka e tille mund te ndodhe. Mos komentoni aresyet pse komentoj une por argumentet ligjore. TCH ka humbur gjyqet ne te gjitha shkallet pikerisht per shkak te kaluzoles ne kete pike te kontrates qe ka pasur te nenshkruar me METE dhe qe eshte sh e drejte pasi u jep prioritet pronareve. Meqe dikush me pyet cfare do te beja une po ta them cope qe nuk do te investoja kurre ne nje prone qeraja e se ciles do ishte e kercenuar nga nje klauzole e tille.

Submitted by Anonim (not verified) on

Nese nuk e kam gabim Dritan, per momentin je duke mbajtur anen e pronareve te tokes. Sipas mendimit tend Shteti kur jep dicka me qera duhet te kete parasysh vetem te drejtat e pronareve. Pala tjere e kontrates ose duhet ta nenshkruaje dhe te dale me humbje ose nuk duhet ta nenshkruaj dhe te mos ndodhe asgje.

Pare nga ky kendveshtrim i bie qe asnje kontaktor privat te mos beje kontrata me shtetin sepse del me humbje, dhe shteti te mos fitoje asnje lek nga asetet qe ka ne "pronesi". Atehere budalla del shteti. Por shteti e kap lepurin me qerre, keshtu qe dalin kontaktoret private budallenj. Ki parasysh qe nuk eshte vetem TCH kontaktor, kemi dhe shume firma ndertimi qe bejne "rikonstruksione" shkollash e rrugesh.

Perse atehere te mos bejme zhurme qe shteti te ndryshoje menuren e te vepruarit? Ne menyre qe edhe shteti te jete ne te drejte edhe kontaktoret te mos dalin me humbje dhe si rrjedhim te gjithe te dalin te fituar. Problemi eshte qe shteti ne Shqiperi drejtohet nga qeveria berisha dhe si e tille eshte tejet e politizuar, si rrjedhoje cdo veprim kunder Shtetit ne gjykata eshte i denuar te perfundoje si ne rastin e TCH.

Pikerisht kete gje duan te nenvizojne TCH dhe te gjithe komentuesit qe tu drejtuan ty. Me konstruktive do ishte ta kishe kapur thelbin e jo te mbroje idene se vendimet e gjykates nuk kundershtohen. Ne fund te fundit shkallet te sistemin gjyqsor per kete jane, por kur gjykata politizohet ky princip vdes dhe mbeten vetem theniet shterpe te kryetares se kuvendit dhe te atyre qe i citojne si dikur theniet e Mao-s ose Lei Fenit, e pse jo te dulles. Na del qe demokratet te jene kthyer ne komuniste te flaket qe vetem partine njohin dhe cdo gje tjeter eshte agjitacion e propagande.

Si mendon kush ka te drejte ne qe denojme kontrat e shtetit Shqiptar apo mbrojtesit e qeverise?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.