Me deficit 211.6 mijë vende pune në këtë mandat, Berisha premton 250 mijë të reja për mandatin e ardhshëm

Postuar në 18 Mars, 2013 17:50

Gjatë një takimi të zhvilluar dje me pedagogë dhe studentë të ekonomikut, Sali Berisha deklaroi: “Këto 4 vite do të jenë vitet e uljes më të madhe të papunësisë, qeveria e ardhshme do krijojë 250 mijë vende pune në të gjitha fushat e jetës.”

Në të njëjtën kohë, Arbjan Mazniku, kryetari i grupit për programin e punësimit të PS deklaroi për mediat: “Në vazhdën e prezantimit të 100 arsyeve pse Berisha s’duhet votuar më, do të prezantojmë dështimin monumental në çështjen e punësimit. 160 mijë vende pune u premtuan nga Sali Berisha dhe qeveria e tij, në programin qeverisës të 2009-ës. Sot është koha për të bërë bilancin. E vërteta? 51.592 shqiptarë kanë humbur vendin e punës që atëherë. Kjo, jo sipas të dhënave tona, por sipas të dhënave të vetë INSAT-it – zullumi është aq i madh sa nuk e kanë mbuluar dot me shifra.” Një llogari e thjeshtë arithmetike na tregon se deficiti i vendeve të punës, krahasuar me premtimin e Berishës në 2009-ën, është rreth 211.6 mijë vende pune. Ndërsa tani po premton një shtim vendesh pune me te madh se sa  deficiti i mandatit që po përfundon.   E.Zaloshnja

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.