Të gjithë me kobure

Kuvendi miratoi sot vetëm me votat e maxhorancës projektligjin për armët (një vendimmarrje e tillë ishte paralajmëruar që gjatë diskutimeve të këtij ligji në komisionet e përhershme parlamentare). 66 vota pro dhe 56 kundër u dhanë të drejtën e armatosjes jo vetëm deputetëve të Kuvendit dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar, por dhe zëvendësministrave, gjyqtarëve e prokurorëve të të gjithë niveleve.
Deputetët e majtë e quajtën këtë nismë ligjore si klienteliste dhe të rrezikshme para zgjedhjeve. Por një argument i tillë, sipas mazhorancës është i paqëndrueshëm, pasi ligji hyn në fuqi në muajin gusht, pas botimit në Fletoren Zyrtare.
“Ndalojeni këtë ligj se kam frikë se do na ndodhë ndonjë ngjarje e paprecedentë dhe sidomos do na shtohen vrasjet e grave. Në 23 qershor pasi të ikni në shtëpi nga lodhja e mërzia, ka mundësi që duke pasur armën në shtëpi të na ndodhë ndonjë fenomen që do na qeshë mbarë bota. Zoti Kryeministër duke qenë doktor do të prisja nga ju një tjetër punë shumë - ironizoi deputeti Paulin Sterkaj. Nga ana e tij, Ministri i Brendshëm, Flamur Noka theksoi se "ligji çon ne uljen e numrit të personaliteteve që lejohen të mbajnë armë me leje". E.Shehu
Foto LSA: Ministri i Brendshëm Flamur Noka dhe disa deputetë gjatë një konflikti fizik para fillimit të një séance parlamentare
Add new comment