What the devil?

Postuar në 18 Mars, 2013 06:37

History Channel transmeton një dokumentar serial të suksesshëm, të titulluar “Bibla”. Por të dielën shikuesit e History Channel kanë mbetur të habitur kur kanë parë se Djalli i ngjante shumë presidentit amerikan, Barack Obama. Dokumentari ka tërhequr shumë shikues në Amerikë, duke arritur deri në 13.1 milionë, duke lënë pas madje edhe American Idol.

Djalli në dokumentar luhet nga aktori Mehdi Ouzaani. Rrjetet sociale janë mbushur me komente në lidhje me ngjashmërinë e Djallit me Obamën. Pak kohë më parë ishte seriali i njohur “Froni i shpatave” që solli shumë debat, pasi njëra nga kokat e vendosura në hu ngjante shumë me ish- presidentin Bush.

The Independent shkruan se komentatori Glenn Beck ishte i pari që vuri re ngjashmërinë mes aktorit dhe presidentit të 44-t të SHBA-ve dhe postoi një tweet në të cilin shkruante se Djalli në ekran dukej ekzaktësisht si "That Guy". (disa personalitete televizive kritikë me Obamën shpesh nuk ia përmendin emrin duke iu referuar atij si “That Guy”). a.n.

 

http://www.independent.co.uk/arts-entertainment/tv/news/what-the-devil-o...

Comments

Submitted by Afrim (not verified) on

<p>Keto jane pallavra amerikane. Mjafton nje detaje i ketij lloji per te sulmuar nje cikel dokumentaresh qe krejt ndryshe nga parashikimet e atyre qe e kane frike Biblen edhe pse s&#39;e kane lexuar ndonjehere, per te terhequr vemendjen...&nbsp;</p>

Submitted by ilir (not verified) on

<p>keto jane dokumentare te sponsorizuara nga republikant te cilet kane filluar qe tani te punojne per fushaten e ardhshme.......</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.