Sot është shumë e lehtë të përgjosh përmbajtjen e bisedave dhe SMS-të

Postuar në 19 Mars, 2013 03:32

Tingëllonte si një bombë e vërtetë kibernetike: Michelle Obama, First Lady e SHBA-së, blen shpesh në rrjetin shitës Banana Republic, këtë e tregojnë llogaritë e saj të kartës së kreditit. Ato mund të shihen në faqen e internetit exposed.su, e cila publikoi së afërmi të dhëna tejet delikate të personaliteteve të njohura dhe të politikanëve amerikanë. Në këtë faqe interneti (mbaresa 'su' e së cilës do të thotë Bashkimi Sovjetik) publiku mund të fusë hundët jo vetëm në transaksionet e Michelle Obamës, por edhe në jetën private të zëvendëspresidentit amerikan Joe Biden, të Ministrit të Drejtësisë Eric Holder dhe të ish-Ministres së Jashtme Hillary Clinton, të vajzës së miliarderit Paris Hilton, të këngëtarit Jay-Z dhe të yllit të muzikës pop Britney Spears.

Megjithatë është ende e paqartë nëse të dhënat e publikuara janë të sakta dhe nga e kanë origjinën. Me gjasa ato nuk janë vjedhur nga kompjuterat dhe telefonat mobilë të personave të vënë në shënjestër, por u janë vjedhur së paku pjesërisht zyrave ekonomike amerikane të informacionit. Lidhur me temën, në një bisedë për Deutsche Welle-n Constanze Kurz, zëdhënëse e Klubit Kompjuterik të Kaosit [Chaos Computer Club] (CCC). Dhe bën një pohim që mund të na interesojë të gjithëve: Te celularët normalë, të cilët transmetojnë me valë në standardin GSM? Sot është shumë e lehtë të përgjosh përmbajtjen e bisedave dhe SMS-të. E.Shehu

 

Foto: Kongresi i Chaos Computer Club më 28 dhjetor 2012 në Hamburg

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.