Arkiv-Lajme
Një plumb qorr që mund të kishte ndryshuar historinë e botës
Një agjent amerikan qëlloi gabimisht dhe për pak vrau Presidentin e Iranit, Mahmoud Ahmadinejad, në një incident të mbuluar me shumë kujdes nga opinioni publik në vitin 2006. Këto të dhëna u publikuan në një libër të ri, “Brenda Shtetit: Në industrinë e sekreteve të qeverisë”, shkruar nga një ish-nënpunës i lartë amerikan. Sipas historisë së publikuar, një agjent ishte duke mbajtur një “shotgun”, pranë një makine të presidentit të atëhershëm George W.Bush, kur arma qëlloi gabimisht, në mënyrë të papritur.
Anëtarë të Forcave të Sigurisë së Kosovës janë fotografuar teksa kryejnë kolektivçe rite fetare
Zv. Ministri i jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi ka shkruar një artikull për Gazetën Express, në të cilin ngre zërin kundër përdorimit të praktikave e riteve fetare në mjedise laike. Konkretisht, ai e ka me disa anëtarë të Forcave të Sigurisë së Kosovës, të cilët janë fotografuar (nuk kuptohet pse fotografia nuk gjendet e publikuar) duke bërë rite fetare kolektive, teksa janë të veshur me uniformën ushtarake.
Sistemet autoritare kanë besim të madh te propaganda (dhe ngjashmëri grafike të çuditshme)
Një përmbledhje krahasuese e posterëve të kohës së nazizmit dhe Bashkimit Sovjetik, është përpiluar nga uebfaqja gulag.ipvnews.org. Krahasimi tregon se të dyja sistemet autoritare kishin një ngjashmëri të çuditshme në dizajnimin e posterave propagandistikë.
Qipro refuzon BE-në dhe i drejtohet për ndihmë Moskës
Qeveria e Qipros i është drejtuar Moskës pasi parlamenti refuzoi propozimin për ndihmë financiare nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Ministri i financave i Gjermanisë, Wolfgang Schaeuble, ka shprehur mosaprovim të lartë me këtë veprim (parlamenti i Qipros e refuzoi marrëveshjen për ndihmë në vlerë prej 10 miliardë eurosh, pas pakënaqësisë së gjerë brenda dhe jashtë Qipros, meqë në të përfshihej edhe një taksë në depozitat bankare).
Protestën e kanë vrarë? Apo njerëzit protestojnë në mënyrën e tyre pa rënë dakord të jenë të gjithë në një vend?
Vladimir Karaj në MAPO-n e sotme jepte detaje rreth protestës së djeshme qytetare për rastin Prenjasi para Presidencës dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe ndër të tjera shkruan: “Të ulur tek një kafene në këmbët e Teatrit të Operës, përballë me Alida Karakushin organizatore bashkë me mjaft të tjerë e një, madje dy protestave, që dënonin dështimin e sistemit të drejtësisë në mbrojtjen e fëmijëve dhe kërkonin marrje të masave të menjëhershme...
Ripublikim: Dorëhiqet gazetarja e Shqiptarja-Com: I përdorën emrin në artikullin skandaloz mbi përdhunimet e pedofilit
Po ripublikojmë një shkrim të djeshëm që na është zhdukur nga faqja web bashkë me dy shënime të tjerë të orëve të mbrëmjes (jemi duke u përpjekur të kuptojmë çfarë ka ndodhur):
Opsionet e koalicioneve parazgjedhore vazhdojnë të mbeten të hapura
Në një mbledhje të sotme me kryetarët e degëve të FRD-së Bamir Topi tha: “E kemi vendosur për mosbërjen aleancë me dy partitë e vjetra [PD e PS]; për çdo aleance tjetër do kemi komunikim të brendshëm dhe kolegjialitet te plotë, jo vendim të vetëm një individi.”
Në një takim dje në Çorovodë, Ilir Meta përsëriti lajtmotivin e zakonshëm në lidhje me koalicionet parazgjedhore “Do ta vëndosë Konventa”.
Berisha mes nacionalizmit e pasionit për pemëtarinë, sipas Shkullakut
Në një shkrim të tijin me titull “Tërheqja e e Berishës nga nacionalizmi”, të publikuar në Mapon e sotme (për ta lexuar të plotë ndiqni linkun http://www.mapo.al/2013/03/21/terheqja-e-berishes-nga-nacion...), Armand Shkullaku jep versionin e vet të shpjegimit se pse Berisha ka hequr dorë nga tezat e bashkimit kombëtar, albanofobisë, pozicionit të ri të shqiptarëve në rajon, dyshtetësisë, Ligës së përbashkët të futbollit
Një bisedë ku Berisha krahasoi Bill Clinton-in me... Stalinin - shkruan ish-korrespodenti i Zërit të Amerikës
R.Shifter: Presidenti Klinton është i interesuar që ky tension (mes Athinës e Tiranës - sh.red) ) të kapërcehet dhe acarimi të zbutet nëpërmjet dialogut... Ne mendojmë se ju me autoritetin tuaj mund të ndikoni për të ulur tensionin...
S.Berisha: - Si? Në ç’mënyrë?
R.Shifter: - Ne mendojmë se 5 shtetasit që po gjykohen, duhet të lirohen. Ju mund të ndërhyni si President dhe si kryetar i Këshillit të Drejtësisë...
BSH, me paga 10-20 herë më të larta se çdo institucion - thotë Braçe dhe Leskaj përgjigjet: Atje do (ri)kontrollojmë
Për vitin 2012, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar një dëm që arrin në rreth 13.5 miliardë lekë, gati 130 milionë dollarë - citon e përditshmja SHQIP kryetarin e KLSH-së, Bujar Leskaj dhe më pas jep detaje nga replikat mes kryetarit të KLSH-së dhe deputetëve anëtarë të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë.
