BSH, me paga 10-20 herë më të larta se çdo institucion - thotë Braçe dhe Leskaj përgjigjet: Atje do (ri)kontrollojmë

Postuar në 20 Mars, 2013 18:10

Për vitin 2012, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar një dëm që arrin në rreth 13.5 miliardë lekë, gati 130 milionë dollarë - citon e përditshmja SHQIP kryetarin e KLSH-së, Bujar Leskaj dhe më pas jep detaje nga replikat mes kryetarit të KLSH-së dhe deputetëve anëtarë të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë.

Deputeti socialist Braçe riktheu në qendër të vëmendjes shpenzimet e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, të cilat nuk përputhen moralisht me gjendjen e krizës ekonomike ku ndodhet vendi, duke i kërkuar sqarime KLSH-së nëse ka në plan auditim mbi Bankën e Shqipërisë. Banka e Shqipërisë ka paga 10-20 herë më të larta se çdo institucion tjetër në vend dhe fondi i pagave në këtë institucion arrin në 10 milionë dollarë, tha deputeti i PS-së.

“Në Bankën e Shqipërisë do të kryhet një auditim i mirëfilltë. Gjashtë muaj më parë, një grup nga Kontrolli i Lartë i Shtetit kryen një auditim në këtë institucion dhe nuk konkluduan në rezultate të sakta. Të gjithë këta punonjës të KLSH-së kanë marrë paralajmërim për largim nga puna”, iu përgjigj Leskaj. a.n.

 

FOTO LSA: Topalli, Bode e Fullani, duke vizituar një ekspozitë me monedhat dhe kartemonedha shqiptare

Comments

Submitted by Genti (not verified) on

<p><strong>Rreth 20 mije USD deme ne vit&nbsp;i shkaktohen buxhetit te shtetit nga&nbsp; Silvana Leskaj (bashkeshortja e Bujar Leskaj), e cila eshte emeruar drejtoreshe ne Ministrine e Puneve te Jashtme ne shkelje te ligjit, nderkohe qe diplomatet e karrieres ose i kane lene rrugeve ose jane caktuar neper pozicione periferike. Bujar Leskaj eshte ne konflikt te hapur interesi.</strong></p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.