Qipro refuzon BE-në dhe i drejtohet për ndihmë Moskës

Qeveria e Qipros i është drejtuar Moskës pasi parlamenti refuzoi propozimin për ndihmë financiare nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Ministri i financave i Gjermanisë, Wolfgang Schaeuble, ka shprehur mosaprovim të lartë me këtë veprim (parlamenti i Qipros e refuzoi marrëveshjen për ndihmë në vlerë prej 10 miliardë eurosh, pas pakënaqësisë së gjerë brenda dhe jashtë Qipros, meqë në të përfshihej edhe një taksë në depozitat bankare).
Ministri gjerman ka theksuar se dy bankat më të mëdha në Qipro janë të mbështetura për likuiditet emergjent nga Banka Qendrore Evropiane. Sipas tij, “dikush duhet ta shpjegoj këtë te qipriotët”. Ministri i financave i Holandës, Jeroen Dijsselbloem, që e kryeson Eurogrupin është shprehur po ashtu: “Kjo është zhgënjyese, por njëherësh është e qartë se oferta nga Eurozona dhe Eurogrupi për qipriotët ende vlen. Topi është në fushën e Qipros”
Por Ministri i financave i Qipros, Michalis Sarris, tha se vendi i tij do të kërkojë ndihmë financiare nga Rusia. Në Moskë ai tashmë është takuar me Ministrin e Financave të Rusisë, Anton Siluanov, dhe me shefin e Bankës Qendrore të Rusisë, Sergei Ignatiev - njofton Deutsche Welle.
Rusia ka interes special në problemet financiare të Qipros, pasi rusët e pasur kanë afro 31 miliardë dollarë në bankat e Qipros. Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin u shpreh para vendimit të Parlamentit të Qipros se plani i propozuar për hua ku përfshihej taksa në kursimet e klientëve është “jokorrekt, joprofesional dhe i rrezikshëm”. Sipas propozimit të BE, Qeveria qipriote do ishte e obliguar të impononte një taksë prej 9.9% për kursimet më të larta se 130 mijë dollarë, ndërsa për ata që në banka kanë kursime prej 26 mijë e deri në 130 mijë dollarësh, taksa do të ishte 6.75 % e kursimeve të tyre.
a.n.
Comments
Po nxirreni fare nga BE dhe

Po nxirreni fare nga BE dhe keshtu zgjidhet ky muhabet.

Rusia, pervec depozitave te

Rusia, pervec depozitave te qytetareve te vet qe jane 2o miliarde $, ka dhe interesa strategjike:

E para te ndertoje baze ushtarake ne Qipro meqenese Siria eshte e tensionuar.

E dyta te investoje ne energjitike, ne shfrytezimin e gazit natyror qe eshte kolosal sipas studimeve te deritanishme.

Shikoni disa shifra : Qipro gjithesejt do 1o miliarde euro gjithsejt, ne nje kohe qe Greqia mori vetem per rikapitalizim bankash 24 miliarde; Ne nje kohe qe depozitat ne zonen euro jane te garantuara deri 100 mije euro, gjermanet duan t'i cenojne edhe pse jane takuar nje here 1o perqind; I akuzojne per pastrim parash ne nje kohe sipas AML nje dege e Institutit Qeverises ne Zvicer rradhit Gjermanine ne vend te 68 e Qipron tek 114, kur Greqia eshte e 29 ( Rradhitja vjen nga 1 me i korruptuari e vazhdon me poshte); etj

Mesdheu fsheh shume 'lodra' gjeopolitiko-ekonomike...

Harrova : Shqiperia per

Harrova : Shqiperia per pastrim parash ishte e 90 pas Italise, ne listen me 144 shtete, pra ne zonen e verdhe. E kryeson Irani . Te dhenat jane marre nga Bazel Institute on Governance.

Add new comment