Sistemet autoritare kanë besim të madh te propaganda (dhe ngjashmëri grafike të çuditshme)

Një përmbledhje krahasuese e posterëve të kohës së nazizmit dhe Bashkimit Sovjetik, është përpiluar nga uebfaqja gulag.ipvnews.org. Krahasimi tregon se të dyja sistemet autoritare kishin një ngjashmëri të çuditshme në dizajnimin e posterave propagandistikë.
Shkruan faqja online e REL: Duke marrë parasysh totalitarizmin, idelogjinë e ngurtë dhe kultet e krijuara mbi një personalitet, mund të thuhet lirisht se Gjermania Naziste dhe Bashkimi Sovjetik kanë pasur shumëçka të përbashkët. Të dyja regjimet kishin besim të madh në propagandë, si mjet për promovimin e ideve të tyre politike. Nga fotot që shoqërojnë këtë shënim - (teksti gjerman: "Voto për fyhrerin më 4 dhjetor" teksti rus: "Përmbushini planet për projekte madhore") – ngjashmëria vizuale duket qartë. a.n.
Comments
Ore shume e perdorin kete
<p>Ore shume e perdorin kete termin "totalitare" ....! Cfare do me thene "totalitare" ? Gjithperfshires ?</p>
Add new comment