Një bisedë ku Berisha krahasoi Bill Clinton-in me... Stalinin - shkruan ish-korrespodenti i Zërit të Amerikës

Postuar në 21 Mars, 2013 04:12

R.Shifter: Presidenti Klinton është i interesuar që ky tension (mes Athinës e Tiranës - sh.red) ) të kapërcehet dhe acarimi të zbutet nëpërmjet dialogut... Ne mendojmë se ju me autoritetin tuaj mund të ndikoni për të ulur tensionin...

S.Berisha: - Si? Në ç’mënyrë?

R.Shifter: - Ne mendojmë se 5 shtetasit që po gjykohen, duhet të lirohen. Ju mund të ndërhyni si President dhe si kryetar i Këshillit të Drejtësisë...

S.Berisha: - Jo. Nuk mund të bëhet... Unë nuk mund ta bëj këtë edhe për faktin se organet e drejtësisë dhe gjykatat janë të pavarura në Shqipëri.

R. Shifter: - Zoti Berisha! Unë i besoj ato që thoni por këtë që ju kërkojmë duhet ta bëni...

S. Berisha: - E pamundur! Kjo është kërkesë staliniste. Kjo  është ndërhyrje në punët e brendshme të një shteti të pavarur. Unë nuk mund ta lejoj këtë!...

R. Shifter: -  Ju mendoni se Presidenti Klinton është si Stalini?!

S. Berisha: - Faktet flasin vetë… Kështu mendoj…

Këtu takimi i tyre është ndërprerë…. Shifteri kishte planifikuar të shkonte në Athinë po atë natë (një nga 5 të gjykuarit ishte shtetas amerikan). Sikurse u mësua pak më vonë, nga kryeqyteti grek ai i ka telefonuar sërish presidentit shqiptar për të mësuar nëse i qëndronte ende deklaratës së mëparshme. Dhe ka marrë afërsisht përgjigjen se, jo vetëm i qëndronte, por do të shtonte se e theksoj se në këtë mënyrë sillej dhe u diktonte vendeve vasale vetëm ish-udhëheqësi bolshevik i Kremlinit, Josif Stalini...

Pjesa më sipër është marrë nga transkripti i një bisede të zhvilluar në gushtin e vitit 1994 dhe citohet nga ish-korrespodenti i Zërit të Amerikës i asaj kohe Xhevdet Shehu në një artikull, të cilin autori e ka botuar sot në të përditshmen DITA. Autori shpjegon më pas kronologjinë e ngjarjeve të rëndësishme që ndodhën në Shqipëri pas kësaj bisede përgjatë viteve ‘94-’97.

Shkruan Shehu në DITA:  “Rreth orës tre të mëngjesit cërritja e telefonit më zgjoi si mjaft herë të tjera. Nga zyra në Uashington, Elez Biberaj më njoftoin se atë natë në Tiranë kishte qenë Riçard Shifter... Ka ardhur për punën e grekëve që po gjykohen aty, më thanë. E dimë, e dimë që nuk është dhënë asnjë lajm për këtë vizitë aty, por ne duhet të japim diçka... Duhet me doemos ta japim këtë lajm... Dhe, pas një pauze, më sqaroi shprehimisht se ai, domethënë Shifteri, është takuar po mbrëmë me atë malokun tuaj aty (Berishën), të cilit i ka dhënë një mesazh të këtij malokut tonë këtu (Presidentit Bill Klinton), por Berisha nuk e ka pritur mirë dhe kjo... do të thotë... E kupton vetë se ç’do të thotë!...).

a.n.

Foto: Bill Clinton në Prishtinë (Kosovë) kur u përurua statuja e tij e ngritur për të nderuar rolin në ndaljen e spastrimit etnik të shqiptarëve gjatë 1999-s

Comments

Submitted by dritan (not verified) on

Kjo bisede eshte bere pas vrasjes se ushtarakeve shqiptare ne masakren e Peshkepise ! Gjuha e Berishes ndonese e papershtatshme dhe jo diplomatike me pelqen sepse eshte ajo e nje presidenti te LIRE pa komplekse dhe pa detyrime

Submitted by Leonardo (not verified) on

Ke të drejtë se është i vetëmi njeri që për lirin vretë nënë dhe babë lum si ne

Submitted by skandro (not verified) on

Qe salihu çdo gje ben per te miren e Shqiperise e besojme edhe ne,meqe e thua ti.Prandaj,per te miren e Shqiperise ka punuar ai keto çerek shekulli (avash-avash sa vitet e qoftelargut),dhe ,si e shikon edhe ti,Shqiperia eshte bere kerthiza e botes,mender jush,paarajsa e vertete.Lum si ne per kete kumandir dhe sejmenet ,larot e tij

Submitted by skandro (not verified) on

Qe salihu çdo gje ben per te miren e Shqiperise e besojme edhe ne,meqe e thua ti.Prandaj,per te miren e Shqiperise ka punuar ai keto çerek shekulli (avash-avash sa vitet e qoftelargut),dhe ,si e shikon edhe ti,Shqiperia eshte bere kerthiza e botes,mender jush,paarajsa e vertete.Lum si ne per kete kumandir dhe sejmenet ,larot e tij

Submitted by Gazetari aksidentale (not verified) on

Nuk eshte aq e volitshme kjo menyre te lexuari qe beni ju, Dritan, sado qe do deshironim te ishte ashtu: te kishim nje burre shteti qe shpreh psikologjine dhe tendencen e shtetasve te tij.

Me Perendimin institucional, sidomos, nuk prishesh dot per gjera te vogla, aksidentalisht. Kane ndodhur edhe te tjera gjera perpara kesaj situate me lobin e Kakavise ne Uashington, edhe pse ky nuk mund te neglizhohet.

Por, thjesht aksidental me duket qenia e autorit te ketyre radheve si gazetar i Zerit te Amerikes: edhe pse nuk punon me atje, Shehu, Xhevdet, do duhej te ruante etiken me ish shefat e tij. Eshte aspak i pershtatshem, i qortueshem, riprodhimi i frazes se Elez Biberajt, qofte edhe sikur vertete keshtu te jete shprehur.

Edhe shoku Mehmet do ndjehet i lenduar prej kesaj dalje bese!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.