Servet Pëllumbi rrëfen një anektodë mbi Arbnorin në versionin berishist

Postuar në 18 Mars, 2013 10:17

Në intervistën dhënë gazetarit Xhevdet Shehu për gazetën Dita, Servet Pëllumbi sjell një detaj shumë interesant nga Shqipëria e pas zgjedhjeve të manipuluara të majit 1996, e sidomos pas dhunës së ushtruar nga policia e Berishës mbi deputetët e opozitës në sheshin Skënderbej. Ai kujton se si në një takim konsultativ në Strasburg, teksa Presidenti i Këshillit të Europës, Martinez, e pyeti Pjetër Arbnorin, atëmot besnik i Berishës, lidhur me rrahjen e deputetëve të opozitës më 26 maj, Arbnori që ish dhe kryetar i Kuvendit, i jep një përgjigje “fantastike”. Ja biseda e shkurtër, fare e shkurtër, me një pyetje e një përgjigje, mes Martinezit e Arbnorit, ashtu siç e sjell Servet Pëllumbi në këtë intervistë:

“Martinez Arbnorit: Është e vërtetë që u rrah opozita dhe vetë zoti Pëllumbi në sheshin kryesor të kryeqytetit?

Arbnori Martinezit: Po këta deshën vetë të rriheshin zoti kryetar, që pastaj të akuzonin qeverinë”.

Përgjigje për t’mos u harruar, apo jo?

M.N.

Comments

Submitted by Labi Vlore (not verified) on

Fantastike kjo pergjigje.Per tu shkruar ne Historine e Partise Demokratike dhe te mbare Shqiperise.hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahaa

hahahahahahahahahhahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahaha.

Ti prehet shpirti ne paqe Arbnorit,qe na beri te qeshim pak.

Submitted by ilo (not verified) on

Ky version, per fatin e keq te gjith shqipetareve ,po i sundon ato dhe do ti sundoje per dekada deri ne  diten kur shoqeria e mirefillte civile , ti jape formen e duhur shtetformimit ; nga sundim ne qeverisje.

Submitted by drini (not verified) on

Me kete qe paska thene Mandela shqiptar zgjidhet nje here e mire halli i te burgosurve ne kohen e Enverit:ata paskan dashur te hynin vete ne burg, qe te akuzonin qeverine e atehershme. Dhe familja e Pjeterit ben mire te ktheje parate e taksapaguesve shqiptare qe i ka marre si demshperblim per vitet e burgut ku ai ka hyre dikur per te akuzuar qeverine e atehershme komuniste.

Submitted by Anonim (not verified) on

e kam njohur nga afer pjeter arbenorin.

njeri komplet i vuajtur dhe i mbaruar nga ana intelektuale mqs e kishin shtrydhur vertet ne burg.

respekte per vuajtjet po nuk bente per btu vene i pari vendit ...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.