SHËNIM: Show striptizë më 8 mars, na qenka për disa “skandal”???

Postuar në 17 Mars, 2013 08:43

Me tituj të tipit: “fotot skandal të 8 Marsit në Tiranë” disa media tentuan të bëjnë “scoop” dhe të nxisin kuriozitetin e lexuesve. Në fakt, fotot knaë qarkulluar ën FB me shumicë, por media sot po shërben shpesh si zëvendësues i Facebook-ut për ata që nuk knaë një llogari, si pensionistët, për shembull.

Ka vite që për 8 mars organizohen festa striptize, sikurse ka lokale ku show të tilla organizohen herë pas here. Ka shumë njerëz që nuk mungojnë në show të tilla, kur u jepet mundësia të ikin jashtë shtetit.

Ku është skandali? Për kë është skandal? Ku është ndryshimi mes striptizës së 8 marsit dhe shumë videoklipeve që transmetohen në çdo orë të ditës?

Këtë mund të na e thonë ata që mbushin 2 faqe gazete me foto amatore të marra nga Facebooku ose kushedi se ku.

k.c.

Comments

Submitted by Dritan (not verified) on

Mbrapshte per te gjitha, per te festuar, per te protestuar, per gjithcka.

Striptizem per 8 mars vetem ne Shqiperi mund te gjesh. Perfitojne nga padituria dhe epshet e paplotesuara te shqiptareve.

Bravo, bravo, shoqeria, ja ke fut vetes.

Submitted by Bard (not verified) on

Po skandali eshte per shembull, qe ne striptize meshkujsh zakonisht shkojne homoseksualet  dhe femrat beqare,çka do te perbente nje ngjarje normale, ndersa ketu shkojne ciftet per 8 Mars, dhe partneret meshkuj brohorasin dhe duartrokasin kur ata hamshoret u dalin perpara  me hallate jashte. Nese Koloreto mund te na e mbushe mendjen se kjo ndodh per shkak te emancipimit te pergjithshem te shoqerise, une pranoj te mos e quaj skandal. Por une kam arsye per te mos e besuar kete. Se pari, ka shume te ngjare qe ata idiotet aty qe shfaqen duke  brohoritur kur shohin  penise jane nje kategori aspak perfaqesuese e shoqerise. Se dyti, ne vije ajrore jo me shume se 1 kilometer nga Mumja, ka shume femra qe s'kane qene kurre ne nje klub nate, qe rrihen e perdhunohen nga bashkeshortet. Ka meshkuj qe punojne e shperblehen ne dite aq sa kushtojne 2 teke Jack Daniels tek Mumja. Ka familje te tera qe mbijetojne ne fund te zinxhirit social duke mbledhur mbeturinat e te tjereve. Dhe kjo eshte shoqeria Shqiptare e vertete. Ndersa kjo qe shfaqet ne foto nuk eshte Shqiperi. Kjo eshte Perandoria e Phallusit. Rofte ajo dhe emancipimi qe na vjen prej saj, se tjeter shprese s'kemi per te shkuar perpara.

Submitted by Niko Maloku (not verified) on

Pervec faktit se askund ne bote 8 marsi nuk kalohet me striptize, ajo qe ndodh ne Shqiperi tregon se sa thelle ka depertuar fara e degjenerimit tek shoqeria jone. Merret me mend se cfare mund te presin burrat nga keto lloj grashe dhge se cfare mund te prese populli shqiptar nga keto femra " intelektuale " dhe sidomos politikane. Horllik, zoterinj, horllik. Ndoshta, populli shqiptar nuk meriton me shume apo asgje tjeter.

Submitted by Sphynx (not verified) on

Nuk e kuptoj pse behet kaq zhurme. Ata qe kane vajtur atje e dinin ku po shkonin dhe çfare do te shikonin. Mesa pashe ishin te gjithe ne moshe madhore. Nuk i ka derguar njeri me zor. Nuk behej fjale per nje show te destinuar per publikun e gjere, qe mund te mos donte ta ndiqte. Per mua eshte normale.

Submitted by hapi (not verified) on

Ky nuk është skandal, kjo është gallatë që të dhjet së qeshuri.

Ditën e barazisë mes grave dhe burrave ca Shqiptarë/e e festokan çift në strip-club. Së shpejti gratë do ta festojnë në lloto me një teke konjak përpara duke parë skedinat.

Ky po është emancipim, në vend që të kërkojnë të drejta të barabarta në punë dhe në shtëpi (ku valon dajaku dhe dhuna e përgjithshme), kërkojnë të shohin porno si burrat që kanë në shtëpi por me të cilin nuk kënaqen dot dhe nuk e kënaqin dot.

Dhunë, injorancë, frustracione, babëzi, porno, Sali, Jozefinë, Muli, vrasje, vjedhje - Shqipëria në moshën e pornos (internetit në orgjinal).

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.