Spahiu: Qeveria po blen votën. Merrjani lekët dhe votoni AK! Mund të funksionojë?

Postuar në 17 Mars, 2013 13:34

 

Spahiu ka vazhduar edhe sot të sulmojë Berishën, këtë radhë duke folur për blerjen e votave. Duket se nuk ka strategji tjetër për të mënjanuar këtë fenomen përveçse... ta shesësh votën, me “gjasme”.

Shtetasi Berisha dhe ministrat e tij me paratë e shqiptarëve duan të blejnë votën. I bëj thirrje shqiptarëve, merrini paratë se janë tuajat, por votën jepeni për një Shqipëri kuqezi. Ne do t’i shkatërrojmë magazinat e paketimit të parave të shtetasit Berisha.  Këta bastardë të politikës do të përballen me kuqezinjtë. Me 23 qershor, orteku i votave kuqezi do t’i nxjerrë ata faqezinj,” tha Spahiu, por, edhe Rama bëri një thirrje të tillë në zgjedhjet vendore, të cilat, i humbi (me 10 vota plus:). Ndoshta njerëzit morën lekët, e nuk e vranë shumë mendjen se ku e hodhën votën.

k.c.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.