Dokle për Berishën:”ka thyer kompjuterin kur humbi referendumin e Kushtetutës”

Postuar në 17 Mars, 2013 08:09

 

Pas deklaratës së Kryeministrit në Bruksel, Dokle është shprehur për mediat:

“E dëgjuat çfarë broçkulliti me homologët e tij partiakë në Bruksel?! “Edi Rama s’do t`i pranojë zgjedhjet”, tha. Krejt përkundrazi Rama do t’i fitojë zgjedhjet. Dhe është zotëria e tij Sali B. që nuk ka pranuar kurrë humbjen me vullnet politik por vetëm kur e kanë detyruar të tjerët. Eshtë zotëria e tij, Sali B., që në vitin 1994 rezultatin plebishitar kundër “kushtetutës” së tij e pranoi pas një jave, kur e detyruan e pasi theu kompjuterin që i nxirrte rezultatin”, tha Dokle. Duke nënvizuar se “është zotëria e tij Sali B. që ngriti strategjinë e grabitjes së zgjedhjeve më 1996 dhe shkaktoi ngjarjet tragjike të një viti më pas! Është zotëria e tij Sali B. që nuk pranoi rezultatet e viteve 1997 dhe 2001. Është zotëria e tij Sali B. që grabiti zgjedhjet më 2009 e 2011 në Tiranë! Dhe ka 8 vjet që grabit Shqipërinë! Mashtrimit të tij po i vjen fundi. Më 23 qershor do të rilindë vota e lirë për të rilindur Shqipërinë”

k.c.

 

Comments

Submitted by dritan (not verified) on

<p>&nbsp;</p><p>Daku (versioni modern i emrit tend) prit nje here te te nxjerrin emrin ne liste se mos te lene jashte dhe te shkojne kot keto brockullat qe leshon</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.