Paratë e privatizimit të HEC-eve shpenzohen para se të merren

Postuar në 14 Mars, 2013 03:55

Të ardhurat  nga privatizimet e 4 hidrocentraleve do të fillojnë të përdoren para se ato të arkëtohen në buxhet. Ky është vendimi i marrë nga qeveria shqiptare dje në mbledhjen e saj të radhës. Kjo do të bëhet e mundur, në bazë të vendimit, sipas të cilit do të merret një hua paraprake, që do të shlyhet në momentin që fondi i privatizimit të arkëtohet. Ky fond pritet të arkëtohet në buxhetin e shtetit në mesin e muajit Prill dhe do të përdoret për ulje të borxhit publik dhe për investime.

Vetëm një javë më parë Kuvendi miratoi kontratat e shitjes së hidrocentraleve Bistrica 1, Bistrica 2 dhe Ulëz e Shkopet,  kompanisë turke Kurum International, kundrejt vlerës 109,5 milionë euro. Këto katër vepra energjetike prodhojnë në vit rreth 550 mijë Megavat në orë dhe kanë një fuqi të instaluar prej 80 Megavat. Kalimi i tyre në administrim privat erdhi pas një procesi ku të paktën 4 raunde rezultuan të dështuara, madje qeveria shqiptare në mes të procesit ndryshoi kriteret e garës. E.Shehu

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>I kerkoi gruaja burrit qe t&#39;i blinte dimiq(tumane) ne pazar dhe burri i tha : - Ne qoftë se i gjej do të t&#39;i blej patjetër.</p><p>Gruaja po priste me padurim burrin te kthehej nga pazari dhe po shikonte ne dritare. Kur ja, u duk burri qe po vinte . Ne dore mbante diçka te madhe</p><p>me ngjyrë te bardhë. Ne këtë moment gruaja i hoqi dimiqt e vjetër dhe i dogji. Kur hyri burri ne derë ajo pa se burri kishte në dorë një patë te madhe</p><p>me ngjyrë të bardhë dhe jo dimiq. Burri nuk kishte gjetur dimiq ne pazar...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.