Kur arriti të vrasë veten Agron Jano, kushdo mund ta bëjë një gjë të tillë – thotë Shkreli

Postuar në 11 Mars, 2013 05:08

E përditshmja Panorama ka intervistuar Artan Shkrelin për vetëvrasjen e arkitektit të njohur Agron Jano. Shkreli dëshmon se përpara 3 muajve, ai u zgjodh me konsensus si kryetar i Shoqatës së Arkitektëve, të cilën e kishte drejtuar edhe më pare dhe thote sipas Panorames: “Është tërësisht e papritur dhe nuk arrij dot ta imagjinoj se si ka ndodhur një gjë e tillë. Tani që e mendoj, kur arriti të vrasë veten Agron Jano, kushdo mund ta bëjë një gjë të tillë. Ai ishte një njeri shumë social, energjik, me shumë projekte.. Hera e fundit që e kam takuar ishte përpara 4 ditësh, por ne folëm edhe dje pasdite dhe e lamë për t’u takuar në Sheraton… M’u duk normal, as dukej se kishte ndërmend të vriste veten… Do flisnim mbi pikat e mbledhjes së radhës të Shoqatës së Arkitektëve, ku do të diskutonim ndryshimet në Ligjin për Urbanistikën që ka bërë kryeministri…”

Ndër detajet që jep për vetëvrasjen, e perditshmja ne fjale shkruan: “Mësohet se 3 ditët e fundit Jano ka marrë mjekim me ilaçe antidepresive. Nisur nga deklarimet e të shoqes, mësohet se Agron Jano me bashkëshorten dhe 2 miq të tij kanë qenë duke darkuar në një restorant, deri pak minuta para se të ndodhej ngjarja… Sapo janë kthyer në shtëpi, ai është ndërruar dhe ka veshur rrobat e gjumit e më pas i është afruar dritares. Bashkëshortja e ka parë veprimin e të shoqit dhe e ka pyetur se çfarë po bënte që kishte hapur dritaren. “Do të hidhem”, i ka thënë Jano dhe në kohën që ajo i afrohej duke iu lutur që të mos hidhej, 59-vjeçari është varur në parvaz dhe ka rënë nga 4 kate lartësi…” a.n.

Comments

Submitted by Titi (not verified) on

<p>censuruar</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.