Arkiv-Lajme

Llogaritë e Gjinushit: Koalicioni PS 69 mandate; Koalicioni PD 62 mandate; Poli i Qendrës vendos për qeverisjen

Postuar në 08 Mars, 2013 18:54

Skënder Gjinushi, kryetar i PSD-së, deklaroi per News 24 se në zgjedhjet e 23 qershorit në 7 qarqet kryesore në vend ‘luftohet’ për ndryshim rezultati, ndërkohë që sipas tij tendenca është në favor të së majtës. Shkak për një rezultat të tillë sipas Gjinushit është mundësia e ndikimit të polit të tretë.

Ka mijëra lexues që nuk komentojnë kurrë, sepse u vjen ndot - shkruan Vehbiu dhe shton për ata që komentojnë: Shumë prej tyre, nuk lexojnë

Postuar në 08 Mars, 2013 15:43

Ardian Vehbiu i është rikthyer temës së preferuar të komenteve të lexuesve poshtë artikujve online. Dhe shkruan ndër të tjera: “Gati-gati, duket sikur prania e komenteve tek një shkrim konfirmon leximin e tij; çka do të thotë se, në epokën e Ëeb-it 2.0, të lexosh do të thotë të shkruash. Kjo nuk qëndron; sikurse e dinë ata qindra mijëra lexues që nuk komentojnë kurrë, sepse nuk duan, sepse u vjen ndot, sepse nuk u jepet, ose ngaqë nuk kanë ngé. Të rrallë janë ata prej nesh që nuk komentojnë thjesht ngaqë nuk lexojnë.

Shënim: Kriza, Portugalia dhe Troika

Postuar në 08 Mars, 2013 13:37

“Grândola, qyteti i Morëve/ Tokë vllazërie/ është populli që komandon […]/ Në çdo kënd një shok/ mbi çdo fytyrë shikojmë barazinë.” Mesnatën e 25 prillit të vitit 1974, “Radio Renascenca”, transmetoi në Lisbonë këngën “Grândola vila morena”, duke dhënë sinjalin për fillimin e  grushtit të shtetit të ushtrisë portugeze kundër diktaturës fashiste të famëkeqit Antonio Salazar dhe pasardhësit Marcelo Caetano. I ashtuquajturi “Revolucioni i Karafilave”, risolli demokracinë pas 50 vitesh shtypje, torture dhe frike.

Hileja e likuidimit të bizneseve me paratë e HEC-eve në kulmin e fushatës

Postuar në 08 Mars, 2013 11:52

Paratë e privatizimit të 4 HEC-eve, të kaluar mes debatesh në Kuvend, dekretuar dy ditë më parë nga Presidenti, Bujar Nishani, pritet të kalojnë në arkën e shtetit pas një muaji e gjysëm. Ashtu sic Ministri i Financave, Ridvan Bode ka premtuar pak kohë më parë, 110 milionë eurot që do të vijnë nga privatizimi i 4 HEC-eve do të shkonin për të likujduar biznesin, ku sipas përllogaritjeve të vetë sipërmarrjes fatura financiare që shteti i ka sipërmarrësve është 20 miliardë lekë.

Berlusconi i rrethuar nga të gjitha anët

Postuar në 08 Mars, 2013 11:13

Sikur të mos ish mjaft fenomeni Grillo, që në një plan perspektiv rrezikon ta nxjerrë fare jashtë loje politikanin Silvio Berlusconin (tok me gardën e vjetër të politikës italiane), kavalieri vijon të përballet me yçklat që i dalin nga sistemi i drejtësisë. Pasi u dënua me një vit heqje lirie (procesi vijon dhe në shkallë të tjera, dhe Berlusconi mbetet i lirë deri në fund të procesit) për publikimin e një bisede të përgjuar mes një kundërshtari të tij politik (Piero Fassino) dhe drejtuesit të një banke, tani do t’i duhet të përballet në procesin mbi çështjen “bunga-bunga”.

Mushkolaj: Shqiptarët e Maqedonisë, Serbisë e Malit të Zi nuk duhet t’u vënë veshin Thaçit e Berishës

Postuar në 08 Mars, 2013 10:16

“Më është dukur fort i papjekur vendimi i shumicës së subjekteve politike të Luginës së Preshevës për bojkotimin e zgjedhjeve të vitit të kaluar në Serbi”, thotë Imer Mushkolaj në shkrimin e tij me titull “Ata ju mashtrojnë”, të publikuar në të përditshmen Express. Dhe vijon lidhur me po këtë argument: “Përderisa janë pjesë e atij shteti [serb], duhet të faktorizohen sa më shumë, e jo të ngelin të margjinalizuar dhe të paforcë, në pritje se ‘një ditë’ do të bashkohen me Kosovën.

Nuk është e nevojshme të mbushen fjalorët tanë me myddei-umumi, kizllaraga, hatti-sherif etj - shkruan Xhevat Lloshi

Postuar në 08 Mars, 2013 07:27

Shqipja ka qenë në kontakt me turqishten gjatë periudhave të ndryshme. Siç dihet, osmanishtja ose turqishtja osmane shënon gjuhën e shkruar të përdorur deri në fillim të shekullit XX. Në fillimet kjo gjuhë përputhej me gjuhën e zakonshme të popullsisë turke, por me kalimin e kohës u përpunua si një gjuhë artificiale me amalgamimin e fjalëve të persishtes e të arabishtes, si dhe të mjeteve të tyre lidhëse, me fjalët e strukturat gramatikore të turqishtes – shkruan Xhevat Lloshi në një analizë të gjatë me titull ORIENTALIZIMI I PADËSHIRUAR I SHQIPES botuar sot në të përditshmen DITA.

Nënat nuk e falin Ramën që i la pa status (Topalli)

Postuar në 08 Mars, 2013 07:14

Jam e sigurt se nënat nuk ua falin atij që ia quan veten rilindës, që la vendin pa status, i hoqi fëmijëve bursa të panumërta, nënat nuk lejojnë të kthehen mbrapa, ato do zhvillojnë një Shqipëri evropiane, ato e dinë se kryeministri ynë nuk ndalet, e do kombin, e mban premtimin. Ne jemi ndryshimi përpara...

Fjalët janë të Jozefina Topallit. Vendi: Pallati i Kongreseve. Rasti: 8 Marsi. Në sfond kënga “I Need a Hero”. Dhe hyn n†ë sallë Berisha:

A tregoi referendumi për plehrat se në Shqipëri askush nuk mund të kontrollojë gjithçka?

Postuar në 08 Mars, 2013 03:55

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë miratoi ditët e fundit zhvillimin e një referendumi popullor kundër importimit dhe riciklimit në Shqipëri të mbetjeve nga vendet e BE-së. Lëvizja qytetare "Aleanca kundër Importit të Plehrave" e drejtuar nga një grup nismëtar ambientalistësh dhe aktivistësh për të drejtat e njeriut ia doli mbanë të mbledhë 50 mijë firma qytetarësh. Faqja online e Deutsche Welle-s në shqip ka intervistuar Kozara Katin (në foto), Blendi Kajsiun e Lavdosh Ferrunin që drejtuan këtë lëvizje qytetare.

Dënimi i dytë për Berluskonin, në mars pritet i treti

Postuar në 08 Mars, 2013 03:23

Ish-kryeministri i Italisë Silvio Berluskoni mori dje një tjetër dënim me një vit heqje lirie (do të vazhdojë të jetë në gjendje të lirë deri në ezaurimin e të gjitha instancave gjyqësore). Gjykata e gjeti Berluskonin fajtor në akuzën e nxjerrjes së informacioneve sekrete lidhur me një skandal financiar. Prokuroria pati kërkuar para një viti dënimin me një vit burgim për nxjerrjen në publik të rezultateteve të një hetimi të fshehtë. Në këtë rast bëhet fjalë për përpjekjen e blerjes së bankës BNL nga shoqëria e sigurimeve Unipol në vitin 2005.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme