Ka mijëra lexues që nuk komentojnë kurrë, sepse u vjen ndot - shkruan Vehbiu dhe shton për ata që komentojnë: Shumë prej tyre, nuk lexojnë

Ardian Vehbiu i është rikthyer temës së preferuar të komenteve të lexuesve poshtë artikujve online. Dhe shkruan ndër të tjera: “Gati-gati, duket sikur prania e komenteve tek një shkrim konfirmon leximin e tij; çka do të thotë se, në epokën e Ëeb-it 2.0, të lexosh do të thotë të shkruash. Kjo nuk qëndron; sikurse e dinë ata qindra mijëra lexues që nuk komentojnë kurrë, sepse nuk duan, sepse u vjen ndot, sepse nuk u jepet, ose ngaqë nuk kanë ngé. Të rrallë janë ata prej nesh që nuk komentojnë thjesht ngaqë nuk lexojnë. Unë këtu do të shkoja edhe më tej, për të supozuar, a më mirë spekuluar, se shumë prej atyre që komentojnë nuk lexojnë; ose edhe kur lexojnë, nuk e bëjnë këtë si të tjerët, ose me dëshirën për t’u informuar (zbavitur, fyer etj.) nga teksti; por vetëm e vetëm për ta përdorur tekstin si trampolinë për t’u shprehur më tej, ose për ta realizuar veten – një ironi tjetër kjo – nëpërmjet identifikimit anonim (nëse më lejohet oksimoroni)…”
Vehbiu e ka quajtur kohë më parë këtë dukuri “fashizëm nga poshtë”. Shton në analizën e sipërcituar: “Këtu veç po duam të vëmë re se ky fashizëm ka tanimë maskat e veta të konsoliduara, të cilat dalëngadalë po u ngjiten autorëve në fytyrat, njëlloj si pseudonimet komunistëve gjatë Luftës (Tarasi, Furtuna, Deti, Delikatja). Të shohim çdo të dalë nga kjo metamorfozë…”
E plotë:
http://xhaxhai.wordpress.com/2013/03/08/komente-per-komente/
Comments
Ky njeri (Vebiu) eshte

Ky njeri (Vebiu) eshte vertete nje mendjemadh i pandreqshem. Cfare kujton ti, mendon se po te thuhet koment dhe tjetri duhet te rrije gatitu para shkrimit tend? Po ne qofte se nuk perdor "tekstin si nje trampoline per te vazhduar me tej" cfar te perdore? Mos duhet te bluaj apo te rishkruaj ato qe ke shkruar ti? Po une e them cope (jo se te kam inat, se as te njoh dhe as me bje ndermend per nje Vehbi) mua vertet me vjen ndohte kur ti perdor fjale te huaja si per te thene se ti ke nje bagazh te madh gjuhesor. Mire vella, meso po deshe 300 gjuhe te huaja dhe shkruaj po deshe edhe hierogifikisht, edhe kooptisht, edhe kuneiformisht ne dac edhe osmanisht dhe "velabisht", por kur te shkruash shqip, perdor fjalet shqipe jo "oksimoroni" apo "skorbutik" apo dhe mjaft mufka te tjera qe si merr vesh as profesor Xhevat Lloshi, bile as shkencetari i gjuhes shqipe Eqerem Cabej po te ishte gjalle. Me sa duket ti e ke zene me blogistet sepse ata nuk te kane qejf fare ty se mbrockullit shume idera pa buke dhe pa permbajtje a thua se po flet me qenie te huaja kozmike. Pse blogistet flasin dhe shkruajne shume mire kur ne gazete vijne tema nga njerez me kulture te larte dhe bashkohore. Ti i ke pare mire shkrimet dhe nuk te vjen per hosh qe shkrimet e tua jane nga me te palexuaret. Une mund te flisja dhe te shaja sa te doja por me thene te drejten si anonim prape perpiqem ta ruaj pak ekuilibrin qe shkrime si keto te tuat jo ta prishin ate ekuiliber dhe emocion pozitive qe mund te mbarte njeriu, por te bejne qe ta marresh kompjuterin dhe ta flakesh nga dritarja, vec mos i bjere ndonjerit ne koke dhe vete ne burg pastaj.

Shume mire Dardan ! Vehbiu

Shume mire Dardan ! Vehbiu eshte vertete njeri me kulture, por ka dicka defektoze ne karakter ; une vizitova nje here faqen e tij dhe shpreva ndonje konsiderate per permbajtjen e nje shkrimi te tij , natyrisht gjithnje me emrin tim dhe pa asnje fjale fyese . M'u kthye ne menyre krejtesisht arrogante dhe me muhabete " kodra pas bregut ". Per kuriozitet i kam te ruajtura dy tre debate qe kembyem ... Normalisht , nuk i vlente te vazhdoja ... Per rastin konkret , jam i nje mendje me ju qe ai perdor me tepri " mufka " te huaja ... nderkohe qe merr zjarr kot kunder blogisteve qe perdorin fjalor te papershtatshem . Ketu hyjme ne temen e dobise dhe difekteve te rrjeteve sociale ... Por kjo eshte ceshje tjeter !

Po c'ti lexosh Artan Hoxhes,
Po c'ti lexosh Artan Hoxhes, me 12 pika. Permbajtja e shkrimeve eshte gjithmone e njejte. Vetem titulli ndryshon. Keshtuqe lexo titullin dhe futi komentin...
Ja ke futur kot fare me kete

Ja ke futur kot fare me kete artikull.Une komentoj,por nuk mar persiper te bej analistin.Natyrisht me vjen dhe ndot ndonjehere,pastaj ja fut edhe kot.Po nje koment mund te jete si puna e nje llafi pazari.Njerezit nuk jane aq te ngeshem sa ju qe paguheni mbi dore e nen dore nga taksat tona per te bere makiazhin e figurave politike qe tani jane kthyer ne nje tumor malinje te shoqerise qe po vuan ne shtratin e vdekjes.Ju jeni gripi qe i shtoni ose pakesoni dhembjet e te semurit.Ne komentusit jemi llafazane qe flasin tek dyqani i bukes apo pazari i perimeve.Por dije qe ne shumicen e rasteve ne jemi te lire.Me te lire se gazetaret e Sandrit apo Fari Balliut.Ne percjellim frymen qe ekziston poshte,ju perkundrazi, percillni frymen e parise qe eshte aty larte.Kasta dhe populli tani jane ndare perfundimisht dhe largesia sa vjen e shtohet.Kete fryme qe ekziston poshte ju na e quani fashizem.Po te pakten a shikoni demin qe po na shkaktoni qe aty larte?Nuk e kam ne veçanti me Vehbiun,e kam me te gjithe analistet ne pergjithesi.

Vehbiu e pranon dhe vet 'a me

Vehbiu e pranon dhe vet 'a me mire per te spkuluar'...pra,eshte spekulim...qe ne titull!

Komentet jane 'duf' jane 'munxe' per opinionin e shprehur a sistemin qe funksionon a konkluzionet e nxjerra.

Dufi dhe munxet nuk shprehen vetem ne stadium ( ku te shajne nga motra dhe kur s'ke) por kudo...Tenxherja e presionit ka valvulen e shkarkimit...Dhe komentet e blogut kane 'valvulen' e vetkerkuar 'dergo nje koment te ri'...

Juve jeni 'pronare', juve jeni 'administratore' juve jeni 'reklamatore'...por dhe 'libri i verejtjeve a pershtypjeve' eshte per shenime nga bleresit, konsumatoret...

Po pate dale ne 'pazar' do te degjosh dhe 'pordhat' e bleresit. Ekonomi tregu. Apo jo ?!

Tezga a tregje popullore ka plot, madje dhe poshte shkalles, por ne vuajme per bleres, per konsumator, qe te mos biem ne krize ekonomike,...sepse 'bleresi ka gjithmone te drejte' thote Zaloshnja, me gjithe verejtjet qe shoqerojne refuzimin a miratimin e tij.

Eshte tjeter gje se ju keni kontrata te sigurta per 'furnizimin' e ca 'spitaleve' me 'mallrat' tuaja dhe eshte tjeter gje te keni nje web pa kontrata si i Vehbiut qe eshte si ai 'fshatari' qe ka dale buze rruges per te shitur prodhimet e baces se tij...

Komentuesi 'korrekt' eshte kontributor dhe shtytes i temave te mepastajme per t'u shkruar...Jo pak ide te komentuesve kane sherbyer per opinionberja nga opinionshkruesit.

Respwkt per te dy palet qe 'bashkejetojne' me te mirat e te keqijat e tyre, pasi asgje nuk eshte e persosur; cdo gje eshte asimetrike, duke filluar nga fiziku yne, por te njesuar krijojne profilin jo 'fotoshop' te respektuar. Tung!

Vehbiu i hyn temave të

Vehbiu i hyn temave të vështira. Shkrimi i tij më duket i mbushur me nostalgjinë e fjalimit nga lart poshtë. Kësaj i thonë që autori të jetë shurdh dhe lexuesi memec.Por, që mos të kesh komente fare nuk do të thotë se lexuesit nuk kanë mendim për atë që thotë autori i një shkrimi. Po u pëlqeu lexuesve do ta mbajnë mend, po nuk u pëlqeu do ta harrojnë, dhe kjo është edhe më keq se komentet e "këqija".

Vehbiu qahet pse ka njerëz që kanë mendime ekstremiste që nuk i pëlqejnë atij. Mirmëngjes Z. Vehbiu, si fjete këto vitet e fundit.

Vehbiu e ka hallin se mendimet ekstremiste që shprehen në faqet e gazetave shqiptare mbartin viruse shoqërore të rrezikshme, por harron të ndjekë kronikën e vrasjeve të përditshme dhe fjalorin e kryeministrit dhe kryeparlamentares sonë. Gjërat duhet parë në përmasat e duhura.

Me teper se cilesia e

Me teper se cilesia e komenteve eshte problem numri i komentuesve qe ne te gjithe blogjet shqipo nuk arrijne me teper se 100. Tek PPU nuk behen me teper se 20 vete qe komentojne, blogu i Vehbiut ka mbet me 7-8 vete, Respublika po aq me Tedeskinin ne krye, kusuri komentojne neper gazeta, te cilet duken se jane shume, po ne fakt jane po ata qe xhirojne, nese vdes ndonjeri e zevendeson nje fatos pioner.

A e hapet kutine e Pandores? Vere kapakun po deshet, tani eshte bosh.

Add new comment