Me kë e ka Shenasiu?

Shenasi Rama ka shkruar një analizë të gjatë në faqen e tij në FB, ku flet për fenomenin Grillo, por jo vetëm për të:. Shkruan Rama ndër të tjera: “Të gjithë komentatorët dhe analistët e shitur dhe të paguar mirë po diskutojnë me pasion atë që përfaqëson fenomeni Grillo në politikën italiane… Sa për të larë gojën, thonë se një Grillo është i mirëseardhur në politikën shqiptare, të gjithë argumentet e mëpastajmë ndërtohen që të mbështesin tezën se Grillo është i pamundshëm në kontekstin shqiptar. Të gjithë këta njerëz që kanë ndikim në opinionin publik shqiptar, dhe që, në të ardhmen jo të largët duhet të shërbejnë si ilustrime jo vetëm të injorancës, por edhe të nivelit më të ulët të karakterit të njerëzve që shesin penën, mendjen e nderin, merren me Grillon në një mënyrë që vetëm katundarët e bëjnë… Shqetësimet e tyre të përbashkëta janë disa… Për këta komentatorë që me modesti ngrenë supet e shprehin keqardhjen hileqare të katundarit që ta ka shitur lopën shterpë, japin mend se si të veprohet dhe rrejnë e mashtrojnë sepse kështu iu kërkohet prej padronëve të parisë, kjo gjendje është e pashmangshme dhe duhet të dorëzohemi sepse nuk ka më shpresë…”
Rama i quan këta opinionistë (nuk përmend emra) “karagjozë e të pandershëm” dhe shkruan: “…Këta besojnë se sistemi është i patundshëm, i pandryshueshëm sepse si populli, si rregullat…Morali është i thjeshtë: këta jemi, mos kërkoni ndryshim. Bindjuni parisë sunduese. Ky është fati i juaj. Keni qenë skllevër e skllevër e meritoni që të jeni. Ne po ua themi këtë, sepse dimë diçka, por ju mos shpresoni. Jeni një popull pis e ashtu do të ngordhni…”
E në fund e mbyll me: “…Ne jemi një popull katundar, me anë të mira e të këqija, kemi katundarë të mirë e të këqij, por Grillo do të jetë ai që do të jetë njëri prej nesh. Gramoz Ruci i përbuz katundarët. Sali Berisha i përdoron. Ilir Meta i korrupton. Fatos Nano i degjeneron. Edi Rama nuk i kupton. Bamir Topi i mënjanon. Ai Grilloja, po erdhi, duhet të jetë një katundar si ne, por ai që na ndryshon, për të mirën e të gjithëve, dhe unë do të jem ndjekësi e militant i tij i bindur….” A.N.
Comments
Ky e ka me te tane, edhe me

Ky e ka me te tane, edhe me ju qe thoni se keni mbete pa leka. Duhet huri vlla. Huri esht Grillo qe duan shqiptart.
E ka vertetu baca enver kte postulat.
Edhe atje ne amerik,I ben huri amerikan fshatkatunmalokaret shqiptare qe tua kalojn edhe parizienve kur vijn prej France,ne sjellje.
Vrasesi gango I forti ne shqipni ul koken dhe lan pjatat e picave ne americ. Pse? Huri vlla. Huri. Ka dal nga xhehneti thojn.
Nji dit ne ate trafikun beterr te tiranes pa trafik,ju afrova pak si teper ne Rrug njidrejtimshe makines “kojshie” dhe per mirsjellje ngrejta doren ne shenj ndjese.ai tipi me mori per “student” dhe uli xhamin duke ngrys vetllat me hakerrim.
Kur ju pergjigja me dyfishin e dozess qe mora prej tij,atij kaposhi I ran pendet turpshem si brek kurve ne tretuar.
Katnari.
Po e respektove te hypi ne qaf.
Po nxorre “hurin” bohet kurv trafiku.
I thash njonit.
Hajt te jap nji kafe . Meqe kisha vite Emigrant.
Te nesermen ai ju fry tjetrit.
Me dha filani kafe see me ka frik.
Ma te poshten see shqiptart nuk ka.Esht fjala per fshataret e malokaret.
Prandaj ka ai programi me 10 pika, sh mir e ka profesori,por aty duhet me u vu pika kryesore qe ai Grillo duhet me ken Qytetar denbabaden,dhe duhet te mbaj ne dor gjithnje ate te bekuar hu.
Si Zeusi mitologjik qe kishte ate gjene ne dor qe shlote vetetima ndeshkuse kur duhej.Edhe heroi mitologjik I vikingeve mbante nji cekan ne dor.
I kom pa shqiptart malofshatkatnare sesa byqira behen.
Edhe kosovart te spiunojn randshem.
Po ta shofsh. Shqipninn nga lart duket vend I shkret.pa gjelbrim.
Prandaj,nji fjal e urt do lindi:
Bjeri m,hu shqiptarit
Qe te cel gjethja e bari.

Respekte per komentin. Ke

Respekte per komentin. Ke nxjerre ne pah thelbin tone si popull. Megjithate, ai huri duhet te jete forca e ligjit dhe jo forca e te fortit.

Shinasiu si perhere nuk

Shinasiu si perhere nuk permend emra. kete bejne dhe "analistet" e tjere qe Shinasiu po i shaka. Shinasiu thoe "paria e tiranes' dhe i fut te gjithe ne nje thes. Tani ka zen e thot "analiztet' etj dhe i fut prape te gjith ne nje thes. Nuk eshte kjo rruga. Kete rruge perdor dhe Berisha: Flet me kode si mafiozet qe kercenojne armiqte me stilin "une e di qe ti e di". Shinasiu dhe te tjeret bejne mire te flasin qarte ose te heshtin

ME KË E KA SHENASIU ?!

ME KË E KA SHENASIU ?! ME MUA E KA, ME TY E KA. ME......TE GJITHË.

Shenasiu e ka me te gjithe
Shenasiu e ka me te gjithe ata qe i sherbejne dikujt, por jo atdheut, te mires se kombit. Dikujt mund ti mbese hatri ose te refuzoje ose me te vertete nuk e kupton se kush eshte realisht, por ne fund e ne nje fare menyre i sherben nje pale qe eshte pjese e kesaj elite te piste, hajdute, e te pamoralshme.
E ka edhe me ty mustafa, nuk

E ka edhe me ty mustafa, nuk ben perjshtim edhe ti po te ishe aq burre, ngriheshe dhe beje edhe ti si Grilloja bashke me Andrea Stefanin, Blendi Fevziun, por jeni te gjithe ne nje kazan dhe shume te tjere .........bashke me Meron se harrova

Degjo ketu ti more

Degjo ketu ti more Shemshedin,

Shume fjale te papershtatshme perdore ne hartimin tend por nuk duhet te nxehesh pse analistet shqiptare nuk i vene pikat mbi "i". Nga gjithe ato fjale te pakten ta nxirrje nje emer or burre! Kur ti , i strehuar ne shtetin me te qifushem te botes dhe bile ne nje universitet dhe c'eshte me e rendesishmja, je nje presor me koeficent te larte te Inteligjences dhe per rrjedhoje e llogarit qe ste kap dot plumbi i kundershtatit qe nga Shqiperia, pra ti ke frike te japesh nje emer per te ilustruar gjithe ate oqean me epitete, metafora, hiperbola dhe gjithe figurat e tjera letrare, po analistet shqiptare si do ishin aq trima sa te benin ato qe pretendon ti kur ata ndodhen balle per balle me anarko-fashizmin berishian qe na e prure ti me shoket dhe pastaj moret prapanicen dhe oburra tym, qylym, kafe me gjym neper bote???? Mendoj se ke qene i zemeruar qe punet e demokracise shqiptare, qe kur ike ti dhe Pellumbi, moren te tatepjeten dhe prandaj ke folur si njelloj si Kozi i Libofshes qe e mbante fshati si me te zgjuarin sepse kishte qene 2 here ne Karavasta dhe nje here ne Fier. Por ai kur u pyet nga tubimi fshatar se c'ishte ajo gjeja qe kishte rene nga avioni ne arat e kooperatives, ai nuk shau e nuk u nxe por thjesht dha pergjigjen se ajo gje qe kishte rene mes are nuk ishte as kepuce elefanti, as kepuce ariu por thjesht nje kellef kasme. Kjo dmth se edhe Kozi i bredhun ne dynja, nuk shiti mend por tha ato qe dinte sepse nuk kishte pare ndonjehere cizme teke.

Prandaj zoti Shinasi Rama ca ke shkruar ne fb s'eshte gje tjeter vec nje substance kimike qe nxjerr ne dukje thelbin shtuf te karakterit tuaj, por jo thelbin e te gjithe analisteve apo edhe me me pak, te te gjithe shqiptareve.

Ndoshta do ishte me

Ndoshta do ishte me frytdhenese te diskutohej jo me ke e ka Shinasiu (pyeteni direkt!, prandaj jeni edhe gazetare), por homogjeniteti e hegjemoniteti i mendimit qe kerkon Shinasiu. E te mendosh, qe Shinasiu si asset te vetes, apo legjitimitetin e opinioneve publike qe jep, e mbeshtet ne permbysjen e komunizmit dhe hegjemonitetin dhe homogjenitetin e tij: pra, ne hedhjen e hapit drejt demokracise e pluralizmit te realiteteve politke e mendimeve.

Sipas llogjikes se Shinasi Rames i bie qe te gjithe analizat kritike ndaj Grillos, kudo ne bote, e qe perbejne pjesen derrmuese te analizave, te jene bere nga njerez katundare. Cfare mendimi dhe analize e thelle?!

Po ndiqja dje debatin e

Po ndiqja dje debatin e Klanit rreth zgjedhjeve te 2013.

Lubonja po perpiqej te shpjegonte sipas menyres se tij se problemet ne Shqiperi nuk jane thjesht nje emer por nje sistem i tere qe nga ngritur kjo klase politike. Nje mendim ky me te cilin une bashkohem plotesisht, edhe nqs besoj se Lubonja do i shprehte me mire keto ide sikur te lexonte pak pertej Savianos, Travaglios e thjesht botes gazetareske. Ka studiues shume here me te mire ne bote qe jane marre me probleme te tilla. Me pak fjale po kerkonte nje lloj Grillo shqiptar.

Cfare me beri pershtypje? Te dyja krahet e analisteve, qofte te njeres parti e qofte te tjetres, iu sulen menjehere dhe i thonin "leri keto, o njeri o tjetri fiton".

Ja per keta e ka Shinasiu. Per kete grup njerezish qe kerkojne qe cdo lloj shprehje te re ta mbytin qe ne fillesat e saj.

Me ke e ka Shinasiu?-Po ja, e

Me ke e ka Shinasiu?-Po ja, e ka me ata qe detyren e misionin e intelektualit e kane degraduar ne nivelin e nje komentuesi ndeshjesh futbolli. E ka me ata qe rrine gjithe diten duke lehur lart e poshte neper studio televizive duke kritikuar sistemin, por s'jane ne gjendje te mbledhin as 15 vete per t'i bere oponence qeverise me te korruptuar e me te ndyre qe ka njohur historia e shqiptareve. E ka me ata qe te keqen qe ka zene kete vend e identifikojne me Sali Berishen, pa qene ne gjendje te shquajne ne opozite shenjat e putinizmit qe pretendon te na qeverise pas 23 Qershorit. E ka me ata qe rrine e flasin gjithe diten per instalimin e regjimit Berishist(qe mire bejne), por qe meken para shefit kur vjen puna per te folur per rikthimin e Sollakeve e Celibasheve ne krye te listave zgjedhore. E ka me ata qe ne zgjedhjen mes dinamitit dhe tredhjes se koqeve, zgjedhin kete te dyten, nga frika mos dinamiti shemb germadhen morale mbi te cilen keta palaço politikane kane ndermend te ngrehinen e Shqipersie Europiane. A eshte e domosdoshme te permendim emra?

Një e vërtetë ky është

Një e vërtetë ky është mentaliteti Shqiptarë mentalitet katundar dhe katundari më i fortë hipën në majë të plehut dhe ju tregon të tjerëve se kush është dhe të gjithë poshtë e shikojnë si perëndi

beppe e ka me homot,se ajo

beppe e ka me homot,se ajo shenja e duarve keshtu thote:"ta bej by..en keshtu".Shenasiu e ka me katundaret,por katundaret kane evoluar.Jane pronare hidrocentralesh,pavaresisht se nuk e dine as ne vija te trasha sesi uji prodhon energji elektrike.

Add new comment