Mushkolaj: Shqiptarët e Maqedonisë, Serbisë e Malit të Zi nuk duhet t’u vënë veshin Thaçit e Berishës

Postuar në 08 Mars, 2013 10:16

“Më është dukur fort i papjekur vendimi i shumicës së subjekteve politike të Luginës së Preshevës për bojkotimin e zgjedhjeve të vitit të kaluar në Serbi”, thotë Imer Mushkolaj në shkrimin e tij me titull “Ata ju mashtrojnë”, të publikuar në të përditshmen Express. Dhe vijon lidhur me po këtë argument: “Përderisa janë pjesë e atij shteti [serb], duhet të faktorizohen sa më shumë, e jo të ngelin të margjinalizuar dhe të paforcë, në pritje se ‘një ditë’ do të bashkohen me Kosovën. Deri sa të vijë ‘ajo ditë’, qytetarët e Luginës … duhet ta ndihmojnë veten, duke zgjedhur sa më shumë përfaqësues të tyre në parlamentin dhe qeverinë serbe”.

Në shkrimin në fjalë, Mushkolaj denoncon sjelljen e Thaçit e të Berishës, të cilët u bëjnë “premtime euforike dhe joracionale” shqiptarëve që nuk janë nën hyqmin e qeverive të tyre, duke i futur kështu në kurthe të ndryshme. Madje, Mushkolaj i quan përgjegjës dy kryeministrat shqiptarë për një numër incidentesh e rrethanash, që kanë pasur për viktimë shqiptarët, siç janë ngjarjet e javës së shkuar në Shkup, ngjarjet e lidhura me lapidarin e Preshevës, apo zgjedhjet e pritshme presidenciale të prillit në Mal të Zi, etj.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në linkun http://gazetaexpress.com/?cid=1,890,105503

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.