Amerika skandalizohet: Basketbollisti Rodman ha darkë me diktatorin koreanoverior dhe i thur lavde!

Basketbollisti Denis Rodman, ka shkaktuar një skandal të vërtetë me deklaratat e tij për udhëheqësin 28 vjeçar të Koresë së Veriut, Kim Un. Si pjesë e një reality show për HBO, revista VICE organizoi një lojë basketbolli në Korenë e Veriut me katër anëtarët e Globetrotters Harlem, një showmen amerikan dhe dhe një specialist të ekipit. Diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong-Un, thuhet se është i çmendur pas basketbollit, dhe e pa ndeshjen në shoqërinë e yllit (tashmë të tërhequr) kontrovers të basketbollit, Rodman, me të cilin hëngrën dhe një darkë miqësore, miqësi që duket se është rritur gjatë qëndrimit të Rodman në kryeqytetin Pyongyang të Koresë së Veriut.
Rodman, foli për “shokun e vet të ri”kur u kthye, duke shprehur admirim dhe simpati për despotin e ri. Më në rrjetin ABC, Rodman seklaroi se: "çuni [Kim Jun Un] është vetëm 28 vjeç ... Ai nuk është si babai i tij. Ai nuk është as si gjyshi i tij. Ai është një djalë i zgjuar, i respektuar, ai është një individ i shëndetshëm me një dëshirë për pushtet”
Rodman mund të jetë amerikani i parë që komunikon drejtpërdrejtë me Kim Jun Un-in pas vdekjes së të atit në vitin 2011. Sipas të gjitha gjasave, ai ka më shumë informacion personal për diktatorin e ri të Koresë së Veriut, sesa edhe vetë CIA. Pas kësaj interviste, ish-basketbollisti kontrovers, i ka ndërprerë të tëra intervistat e planifikuara, sipas the Independent.
k.c.
Comments
Rodman mund te losin lojen e
<p>Rodman mund te losin lojen e CIA-s.</p>
Kur do vdesesh (DELeted)
<p>Kur do vdesesh (DELeted) arabija e te bofte fertele.</p>
Add new comment