Koço Kokëdhima, i intervistuar nga Shekulli, shpjegon pse flitet greqisht në Himarë

Postuar në 10 Mars, 2013 09:38

Koço Kokëdhima, botuesi dhe Kryeredaktori i Shekullit, vjen sot me një intervistë, po te Shekulli, të titulluar “Projekti 200 vjeçar grek për aneksimin e Himarës”, ku flet për historinë e Himarës. Duket se e ka lënë për një çast politikën, për t’u marrë me histori. Ndër të tjera, në lidhje me “grekët” e Himarës, thotë:

“Në Qeparo nuk është folur kurrë greqisht, por tani, pas një emigracioni të gjatë shumica e të rinjve të sotëm nuk dinë më shqip! Sigurisht që kjo nuk mjafton për të thënë se këta janë grekë. Dhërmiu e Himara kanë gra të moshuara e plaka që nuk dinë shqip, por të vdekurit i qajnë në shqip dhe dasmat i këndojnë po ashtu në shqip, fjalët e urta i dinë e i tregojnë në shqip. (...) Në 1630-n misionarët bazilianë hapën shkollën e parë shqipe në Dhërmi për të trajnuar priftërinjtë. Me kohë e nën presionin turk, Himara e brendshme ku bënin pjesë Labëria, Kurveleshi, Lumi i Vlorës e Dukati u bë myslimane dhe u nda nga Himara e bregdetit, që mbeti e krishterë. Pas kësaj, sa herë Turqia ndërmerrte fushata ushtarake për ndëshkimin e himarjotëve, Himara e Dhërmiu nuk i çonin më fëmijët dhe pleqtë e plakat në thellësitë e Kurveleshit por në Gjirit e në Korfuz ku banonin grekë e sundonin venecianët e ku qëndronin me muaj e me vite. Prandaj himarjotët flasin greqisht si gjiritlinjtë e dhërminjasit si korfiotët. Himara dhe Suli ishin dy krahina autonome që luftuan gjithë jetën me Turqinë dhe nuk e njihnin as Greqinë e as Shqipërinë e humbur. Himara që nuk i paguante taksa Turqisë dhe nuk dërgonte nizamë jetoi e izoluar dhe në distancë nga pjesa tjetër e Shqipërisë. Këtë distancë e shfrytëzoi Greqia si të përshtatshme të punonte për ta aneksuar Himarën, ndërkohë që Sulin e greqizoi gradualisht. Shkollat në fshatrat ortodokse gjatë shekullit të 19-të u financuan nga fondet e Zhabës dhe shumë bamirës të tjerë që bënë para dhe i lanë pasuritë e tyre në bankat greke. Në këto shkolla mësohej greqisht. Qeveritë greke financuan sillogun vorio-epirot që merrej “me çlirimin” e Vorio-Epirit. Ato mbollën shumë strategji e ide për ta larguar Himarën nga Shqipëria e për ta bashkuar me Greqinë: një strategji ishte të bënte vend ideja ndër himarjotë se s’jemi as grekë e as shqiptarë; një tjetër e paraqiste Himarën si “krahinën më të lavdishme e më heroike greke” dhe shërbente si bazë për të përligjur privilegjimin e himarjotëve në përgjithësi dhe sidomos të njerëzve që kanë punuar për politikën e grekëzimit dhe aneksimit të Himarës në veçanti. Minoritarët grekë që jetojnë në Shqipëri nuk kanë gëzuar privilegje të veçanta në Greqi, siç kanë gëzuar himarjotët, të cilët nga ana tjetër kanë jetuar të lënë mënjanë e pa kujdes nga qeveritë e Shqipërisë në shumë periudha. Në këto rrethana politike e historike u përdor greqishtja nga shqiptarët e dy-tri fshatrave të Himarës bregdetare.”

k.c.

i plotë:

http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=18318&kat=100

Comments

Submitted by ReDi (not verified) on

Nuk e kuptoj menyren tuaj te llogjikuarit. Askund me siper nuk duket te kete ndnj hapsire qe te lere te kuptosh se Koco ka ambicie per politiken. Nese do ta kishte vertete kete synim do ta kishte realizuar me kohe...

Gjithsesi ju ftoj te fokusoheni te shkrimi sepse eshte i pasur me fakte dhe detaje te pakundershtueshme cka tregojne  qe eshte bere nje pune per te sjell gjithe kete punime te kompletuar. Mendoj se kjo gje vlen shume me teper se histerite nacionaliste parazgjedhore te politikaneve tane, qe cirren e ngjiren neper tubime dhe behen dele kur ju duhet te japin llogari  neper inst. nderkombetare.  Per sa i perket kompanive te tij te biznesit, shume prej te rinjeve qe kane punuar atje, besoj se ju ka vlejtur ajo eksperience. Eshte nga te paktet drejtues qe ju jep hapsira brezit te saposhkolluar per te provuar veten dhe per te fituar eksperience.

Submitted by Anonim (not verified) on

O daje, ca mundesirash thua ti mo? E di ti pse merr brezin e ashtuquajtur te ri ky? Se i paguan pak ose aspak fare dhe nuk bejne shume llafe ne pune dhe ky ben si i do qejfi. Pati gazetaret me te mire dhe i largoi pse? sepse nbuk i paguan dhe i del ne enderr sikur thurin puce kunder tij ne redaksi. Ik o derebardhe me gjithe studimet e Koqos

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Zoti Koço, ju lutem na shkrueni dy fjale per  “Projektin 600 vjeçar turk për aneksimin e Shqiperise”.

Submitted by Anonim (not verified) on

Koco, (DELeted)

Submitted by Jani (not verified) on

Shko (DELeted) jepu leket njerezve se jane pa buke neper shtepia mos bej gam gam kot ne ate median tende qe e ke kthyer ne (DELeted).

Submitted by kokpalari i 21 ... (not verified) on

O Rama mos na thuaj qe do besh edhe kete Kocon deputet ne Himare...???

Submitted by Lesko (not verified) on

Shkurt dhe shqip: nese ky mbetja futet ne ndonje liste te PS-se kudo qe te jete, Rama ta dish qe ke humbur votat e sigurta te miat dhe familjes time qe nuk eshte e vogel dhe pa peshe ne zonen e Korces. Ky njeri eshte (DELeted) dhe gezon urrejtjen e shume shqiptareve per ato qe u ka bere

Submitted by Vani (not verified) on

Sa here del ky Kokedhia merr nje nume rte madh komentesh me urrejtje kunder tij, a nuk e kuptoni o popull qe njerezit kane zet nga kjo (DELeted)?? Respublica faleminderit qe jeni pa paragjykime dhe i jepni mundesi njerezve te thone ketu ate qe mendojne sepse tek (DELeted) e tij (Shekulli) nuk ti botojne komentet vec se nese jane: i madh, je patriot, te lumte etj etj. Ky eshte nje (DEleted) qe se ka shokun, e njohin te gjithe ata qe kane punuar me te

Submitted by minella (not verified) on

Me siguri do jete kandidati i PS ne Himare. Eshte fiks rruga qe ndoqi Nikoll Lesi. Historia perseritet. Gazeta ka falimentuar si dikur Koha Jone. Dhe ky do kerceje nga aty ku eshte ne Parlament. Nje gje nuk e marr vesh. Flasim per Rilindje. Dhe degjojme emra personazh qe kane vdekur. Turp o Rame, turp, i kemi zemrat cope, nga Sali (DELeted), dhe nuk na dhe njeher pak ilac per shpirtin e djegur o njeri. Paske qene nje burre i mbrapsht e i vogel, te rrofte gjatesia. Te deshi populli me zemer se ia mori firomen maloku, po ti nuk e meriton vlla, kaq po te them. Dhe nese eshte vertet keshtu qe ky robi ketu lart, do hyje ne ate listen tende te (DELeted), po te them qe edhe votat e familjes sime ne Fier nuk i ke me!!

Submitted by Mister Green (not verified) on

Këto komentet tuaja më duken të një shpifësie shumë të madhe. Ose jeni vegla të PDsë ose jeni vërtet militantë dylekësh të PSsë. Në këtë rastin e dytë, jeni edhe gërdalla se po mbani akoma shpresa tek Rama, kur ai tashmë ka qitur në krye të listave njerëz të besuar, se me të gjitha gjasat 50+1% PS e vetme nuk e merr dot. Dhe duke ditur budallallëkun e Ramës, ky nuk do të jetë i aftë të krijojë qeveri.

Sido që të vejë puna, shpresa e vetme për Shqipërinë e për popullin është të votohen sa më shumë partitë e vogla si FRDja e Topit. Për të shpresuar më pas për rikthimin e Kushtetutës së para 2008.

Submitted by hakablef (not verified) on

Ore Rames mund ti shkoje mendja te bej dhe macokun e Alfredit deputet, po kete emer nuk ka per ta pranuar Gramoz Ruci kurre. Vetem ne qofte se ka veshur pantallona roze dhe Gramozi, ku di un... Si u be kjo pun keshtu.

Submitted by bujar zoto (not verified) on

Ore a ka kritere per te bere deputet PD-ja apo PS-ja? A eshte se paku kriter qe te kesh sukses ne fushen tende dhe ne ate fushe te vazhdosh te kontribuosh ne politike? Kemi degjuar qe jane futur ne lista Fahri Balliu e Alfred Peza nga media. Pyes: A eshte media e sotme nje shembull per tu marre e per tu perhapur ? Po te ishte keshtu, perse e shajne te gjithe? Degjojme emra si Celibashi apo ata juristet mizerje te Saliut. Pyes: A eshte drejtesia nje shembull per tu marer e per tu perhapur? Po te ishte keshtu, pse nuk ka drejtesi?? Tani flitet per kete Kokedhimen. Sapo ka falimentuar nje gazete sportive qe  mbijetoi dy luftera boterore!!! Sporti Shqiptar. Botohet qe ne 1936. Ky e coi ne gremine!! Ate Shekullin e ka kthyer nga zonje e rende qe ishte si gazete me perpara - ne nje cupeline te pispillosur kurivcke pa fije shtylle kurrizore. Ateher cfar suksesesh mbartin keta njerez? Cfare "rilindje" apo "perpara" cojne keta ??

Submitted by Mister Green (not verified) on

Si bëni dhe ju. Të duket vetja si në një komedi.

Ça kriteresh o zotëri, deputetët me këtë kod elektoral i zgjedhin vetë kryetearët e partive, sipas marëveshjes Berisha-Rama të asaj natës së famshme.

Submitted by Dervish (not verified) on

Koco ne listat e partise socialiste?!!!! Rama paske rrjedhur te keqen vllai, mos ja bej kete partise se do e marresh me qaf. Mua me ka djegur pushteti i berishes por te siguroj qe nese koqoja eshte ne liste ose nuk shkoj fare ose do ja jap AK-se.
Nuk besoj se ti e lexon kete koment por dhe ato me larte nga qytetaret  e ketij vendi besoj se ndonjeri do ta thote ca mendimi kane njerezit per Koqon

Submitted by Anonim (not verified) on

c'lidhje kane komentet me shkrimin?

ai mban nje qendrim ne interes te shqiptarise ,kurse militantet dylekshe i hidhen ne koke per interesa partiake!jo vetem deputet ,por edhe kryetar bashkie ne himare ta bejne. ju duket bollanua me i mire juve apo si!ajo zone ka nevoje per shqiptare qe te marre fryme.

Submitted by horri bulevardit (not verified) on

Aha u konfirmua... Kjo "anonimi" m lart asht gruje Koqos. dmth e paskan n mend vertet deputetllekun. Vetem ahornohu pak o zonj. nuk esht me qirje bollanua kryebashkiak. Dhe sa per "shqiptarizmen" e koqos, ato tregoja ndonje tjetri. Shqiptarizem esht t paguash shqiptaret qe ke ne pun dhe mos ti vjedhesh e mos tu hash haken, se pastaj ne kok ta bejn kaken. Nejse xhanem, beni si t doni. Fahri Ballinjte e Kokdhimat do shkojn ne at bajg parlament kush do shkoj tjeter. suksese shoku Rama, lart e m lart me "rilindjen"

Submitted by Anonim (not verified) on

Cfare jane keta palaco more?? Pse na ofendoni me keto lloj fytyrash per deputete qe nuk meritojne as te mbeshtyhen e jo me te votohen!!!!

Submitted by edi ramazani fier (not verified) on

Ore ta bante deputet ateher kur Shekulli ishte gazeta e zemres son, hallall.. Po ky Rama shkon e ban tani qe ky legeni nxjerr cdo dy dit Bashen dhe Meten n gazet Me sa duket Rama mesuaka me "bjeri t t quaj bab". Neveri e madhe

Submitted by Mbrapa Dajtit (not verified) on

Koco Kanceri - Largohu nga Fieri thuhej dikur n parullat e tifozave fierake. Ky kokdhima e mori Apolonin ton dhe e shkaterroi. Mediat i shkaterroi. Me sa duket po vete te shkaterroj dhe Saliun tani :))) hahahaa, kjo lista e Rames esht gallat fare ksaj here, nje mish mash q dreqi e merr vesh

Submitted by heu breee (not verified) on

u terbuan grekot me komente,u djeg e verteta,por le te lexojne nje here Petro Markon c'thote per himaren dhe himarjotet pastaj te shajne Kokdhimen...,e forta eshte se ne  10 komente 1 autor eshte :D !

PS:Paul Tedeschini o injorant,te ka ngelur ora ne mesjete,boll me kete muhabetin e feve se na hape barkun..ptuuuuuu

Submitted by shoket e saliut (not verified) on

Ne flasim per kokdhimen ky zam pambuku ktu thote "u terbun grekot". C lidhje ka me "grekot" verejtjet q jan rreshtu m siper o pambuk? Apo ka msu dhe kocua stilin e saliut: ti i thu "ke vrar" ai pergjigjet ke pas baxhanakun shofer n Bllok.

Submitted by heu bree (not verified) on

o injorant,artikulli flet per historine dhe jo a do behet Koco deputet apo jo,keshtu qe  "verejtejet e tua" ik beji te  ndonje vend tjeter!

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Un nuk ka fole fare per fete. Un kam fole per pushtuesit turq. Vetem kush asht injorant nuk arrine te kuptoje dallimin ne mes pushtuesit turk-osman dhe fese islame.

Ne qofte se zotrrote tthue se Turqit dhe feja islame asht NJI E TANE, atehere na duhet te kishim festue edhe 100 vjetorin e pamvarsise nga feja muslimane. Ha, ha,ha.

Besa sikur te ishin te dyja, do te kishte shkue shoqnia shqiptare edhe ma mire. Ha,ha,ha.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

E ke fjalen per ate qe beri Enveri mbasi futi ne burg te gjithe intelektualt ?!?

Submitted by Arvanite Legacy (not verified) on

Historia e nje kombi matet ne 500 vjet histori dhe mbreti yne ishte Gjergj Kastrioti.
Ne kuroren e tij shkruhej: IM*PE* RA* TO* RE* BT
Qe do te thote: Jhezus Nazarenus* Principi Emathiae* Regi Albaniae* Terrori Osmanorum* Benedictat Te (Jezuj i Nazaretit të bekon ty Skenderbe, Princ i Matit, Mbret i Shqipërisë, Tmerri i Osmanllinjëve, Mbret i Epirit).
Te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen te marrin per baze kete kurore te lavdishme te heroti tone qe e mbyll me "MBRET I EPIRIT"
Qe do te thote ky hero i ladsishem bashkoi trojet tona ne nje te vetem te Quajtur SHQIPERI.
Kur vete kurora thote mbret i Epirit do te thote qe per kete komb ceshtja e Himares nuk ekziston, por ky komb vajton per EPIRIN E JUGUT.

AMIN

Submitted by Tropojani (not verified) on

Kujt i vajti ne mendje te parit qe tha per Kokedhimen deputet? Se i bie qe hedh dikush nje gur ne lume dhe . . .Po sikur Koco te mos jete deputet i PS, si eshte situata me ato votat e "sigurta" ne Korce dhe ne Fier . . .?? Mos u merrni me hamendje te trilluara kot. U be nje shkrim per Himaren dhe diskutimet jane, kush e beri, nga ishte, si e ka emrin, familjen, pse e beri, c'qellim kishte . . .etj, etj. Per Himaren qe sot flet greqisht nuk u shqetesua njeri. Te gjithe kemi filluar flasim si Doktori, qe i ben biografine e shtepise te gjitheve. E ka thene Edvin Kristaq Rama, taksa e Kolekes, perdhunimet e Taulantit, e te tjera brockulla. Te diskutohet per cfare shkruhet pak e marrin guximin. Lere pastaj por kur di njeri nga Fieri planet e PS per listen e deputeteve . . .mbase edhe te ministrave. E dini psh qe babai i Kadarese ka qene nje njeri qe shtrihej i dehur rrugeve, kur Ismaili ishte student . . .dhe i bie qe te mos lexojme asgje nga Kadareja, as ne shqip dhe as ne 34 gjuhet qe eshte perkthyer ai . . .se babai ishte . . . .Keshtu i bie.

Me duket se jua ka gjetur mendjen Doktori, e ka kuptuar se cfare Ju pelqen dhe te gjithe flasin dhe shkruajne ashtu. Nuk eshte e rastesishme qe 80% e popullsise mrekullohen nga telenovelat e ores 3 te drekes . . .dhe nuk mendojne cfare do hane per dreke ne oren 4. Hani telenovela se keto meritoni.

Submitted by Bard (not verified) on

T'i lexoje Rama keto komentet e forumeve online per te testuar popullaritetin e "Rilindasve" qe po ve ne liste, por me nje kusht: Te mos e beje kete te  Shqiptarja.com se ajo i nxjerr te gjithe te votuar me pjesemarrje plebishitare. Ishte qesharake te shihje kandidatet e sondazhit te kesaj gazete tek falenderonin "mbeshtetesit" e tyre, voluntarizem me i shpifur dhe hipokrizi me e madhe nga kjo mund te gjendet vetem ne PD. Me vjen mire qe ka reaksion nder lexuesit ndaj gjithe asaj qe po ndodh me listat e deputeteve: Po riciklohen edhe nje here plehrat e kesaj shoqerie per te na i shitur si produkte te permiresuara qe do na çojne ne Europe. Une personalisht nuk mund t'i besoj verberisht retorikes re AKZ apo FRD, por besoj se perballe ketij perversioni qe ka mberthyer dy partite e medhaja, keto jane te vetmet zgjidhje te arsyeshme qe kemi. Prandaj, le ta aktualizojme versionin grek e italian te zgjedhjeve duke ndeshkuar keto dy banda qe kane qeverisur vendin ne keto 20 vjet. Tjeter rruge sipas meje, nuk ka..

Submitted by Gjon (not verified) on

Ju lumte Z. Kokedhima! Ke nderuar te paret e tu duke publikuar te verteten, ate qe shume te tjereve nuk u leverdis ta thone per shkak te pensioneve. Keto te dhena historike vleresohen edhe me shume kur dalin nga nje person i kalibrit tuaj.

Aleancat kane ndryshuar ne kohe te ndryshme, dhe gjithmone ka pasur shqiptare qe u ndikuan nga idete greke, turke, orthodhokse apo myslimane dhe qe luftuan e dhane jeten per keto ide, sic ndodhi me keta djem nga Qeparoi. Ajo qe nuk mohohet dot eshte se keta ishin shqiptare, ky eshte fakti historik!

Te gjithe ne qe kemi njerez ne ato zona e dijme qe Shqiperia ka shume pak minoritare greke. Per fat te keq varferia ka bere te veten. Ashtu si Z.Kokedhima, edhe une kam te aferm qe kane firmosur letrat greke, dhe nuk mund t'u them dot qe mos e marrin ate 400 Euro se u nevojitet. Shpresoj qe te paret tane nga varri t'ua falin keto qe po bejne dhe shpresoj qe edhe keta qe marrin pensione t'ua kalojne femijve te tyre gjuhen dhe traditat shqiptare.

Submitted by Gjon (not verified) on

Bravo "Tropojani"! Komenti me me vlere qenka ky i joti. Keta te tjeret le te merren me thashethemet e telenovelat se aq e kane kapacitetin.

Bravo i qofte edhe Koco Kokedhimes me kete interviste. Ka nderuar te paret e tij duke publikuar te verteten, ate qe shume te tjereve nuk u leverdis ta thone per shkak te pensioneve. Keto te dhena historike vleresohen edhe me shume kur dalin nga nje person i kalibrit te Kocos.

Aleancat kane ndryshuar ne kohe te ndryshme, dhe gjithmone ka pasur shqiptare qe u ndikuan nga idete greke, turke, orthodhokse apo myslimane dhe qe luftuan e dhane jeten per keto ide, sic ndodhi me keta djem nga Qeparoi. Ajo qe nuk mohohet dot eshte se keta ishin shqiptare, ky eshte fakti historik!

Te gjithe ne qe kemi njerez ne ato zona e dijme qe Shqiperia ka shume pak minoritare greke. Per fat te keq varferia ka bere te veten. Ashtu si Z.Kokedhima, edhe une kam te aferm qe kane firmosur letrat greke, dhe nuk mund t'u them dot qe mos e marrin ate 400 Euro se u nevojitet. Shpresoj qe te paret tane nga varri t'ua falin keto qe po bejne dhe shpresoj qe edhe keta qe marrin pensione t'ua kalojne femijve te tyre gjuhen dhe traditat shqiptare.

Submitted by arjan (not verified) on

Para se te tregoje historine, te shlyejne njerezit... ka nje muaj qe stafi i gazetes Sporti shqiptar, eshte larguar i gjitha nga puna, pasi protestuan, bene greve duke mos e nxjerre gazeten, se kishin 7 rroga te pa marra. Ndresa ku tipi qe jepte leksione si te behesh milioner, moto ka shfrytezimin dhe jo promovimin e njerezeve sic thone disa komentues. E pafaleshme eshte edhe per shoqatat, unionet dhe vete stafet e ndryshme gazetareske qe nuk e perkrahen greven e drejte njemujore te gazetareve te Sportit Shqiptar...

Submitted by Anonim (not verified) on

censuruar

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.