Shënim: Taksa progresive e propozuar nga qeveria Berisha

Gazeta Panorama boton sot projektvendimin e qeverisë mbi ndryshimin e taksës për të ardhurat personale, i cili do ta çojë në 300 mijë lekë (të vjetra) pagën që përjashtohet nga pagesa e tatimit 10 për qind. Sipas skemës së re të taksimit, 300 mijë lekët e para të të ardhurave mujore nuk do të taksohen, ndërsa për çdo 100 lekë mbi këtë nivel të të ardhurave, do t’i mbahen qytetarit 10 lekë si taksë. Pra, në qoftë se dikush merr një pagë bruto 500 mijë lekë në muaj, taksa do t’i llogaritet si vijon:
Taksa=(500,000-300,000)x10%= 20,000 lekë. Ndryshe, ky dikush do të paguajë si takse 4% të pagës bruto.
Në tabelën e bashkëngjitur jepen përqindjet e taksës në raport me pagën bruto për nivele të ndryshme pagash. Nga kjo tabelë shihet qartë se përqindja e taksimit rritet në mënyrë progresive me rritjen e të ardhurave. Pra, kush fiton më shumë paguan më shumë…
E.Zaloshnja
Lajmi te Panorama:http://www.panorama.com.al/2013/03/04/ligji-i-ri-hiqet-tatimi-per-pagat-30-mije-leke-kush-perfiton/
Comments
Duhet ta kesh ngaterruar
<p> Duhet ta kesh ngaterruar zoti Zaloshnja. Kjo eshte taksa qe propozon PS dhe jo Berisha. Kjo u paraqit edhe ne konferencen e PS te para dy javeve.</p>
po tani Edo, cfare do te
<p>po tani Edo, cfare do te thuash? Te ka ikur zeri apo jo? Nuk e njihni akoma Berishen ju or miq, ti sidomos. E ben propozimin me te bukur se i Rames (dhe eshte me i bukur ne fakt) pavaresisht se cfare do te ndodhe pas zgjedhjeve. Ne fund te fundit, pse mos valle propozimi i Rames ishte i garantuar qe do te realizohej pas zgjedhjeve? Jo!</p><p>Per aq kohe sa ti e quan Ilir Meten kingmaker, pothuajse me admirim ne ligesine qe ai perfaqeson, vetem se ti e Ed Rama mendoni se ai ju duhet, normal qe nuk do te dini te trajtoni temat realisht te rendesishme te ketyre viteve. Taksa progresive eshte e rendesishme, por asnjehere nuk e degjuam Edin te thote qe qellimi kryesor eshte taksimi me 30-40% i Vodafone, AMC, Eagle, Albtelecom, Kurum, Raiffeisen, NBG, Alpha, Tirana, e te tere hajdutet e huaj qe na vjedhin cdo vit! Sepse thjesht fare, Ed Rama nuk ka ndermend ti preke keta! Te pakten deri tani nuk ka ditur te na binde! Ai thjesht do te nderroje Salen me veten e vet ne rolin e kryeministrit. Keshtu lexohet edhe lutja qe ai i ben LSI-se. Prandaj edhe limitohet me propozime te vaketa, qe mjeshtri Sali ia replikon menjehere. Sic thoshte njeri para ca diteve (me duket se Mero Baze ne gojen e Sandrit tek Antena) do te mjaftone qe Sala te bente nje skene me te madhe per nje kongres me mediatik dhe ja ku e ke te sigurte qe fiton prape.</p>
Eduart, sipas kesaj tabele
<p>Eduart, sipas kesaj tabele taksa mbetet gjithmone 10%, sepse 300 mije leket e para qe nuk taksohen, nuk duhen llogaritur. Pa hidhi nje sy sistemeve fiskale te vendeve te tjera europiane te marresh vesh se si llogaritet taksimi progresiv.</p>
Add new comment