Celibashi i bashkohet PS, pasi kishte refuzuar ftesën disa herë (?!)

Edi Rama ka prezantuar një tjetër personazh publik, Ish-kryetarin e KQZ-së në vitet 2001-2006, Ilirian Celibashin, si “përforcimin e fundit të skuadrës së Rilindjes kombëtare”, raporton Shqip.
Gjëja që bie në sy, është se PS i ka bërë ftesë jo një herë, por disa herë Celibashit që t’u bashkohet. E thotë vetë ai: “...ftesa nga PS më kishte ardhur edhe më parë, por vendosa të pranoj këtë herë pasi jam plotësisht i bindur se kjo parti ofron platformën e vetme të vërtetë dhe është zgjedhja e vetme e duhur për të paktën katër vitet e ardhshme.” A thua më parë nuk e ofronte?
Vendi i tij në listën për deputet duhet të jetë i sigurt, përderisa Rama e konsideroi si “një vlerë të shtuar të Kuvendit të ardhsëm”. Ai u shpreh se: “ “kjo qeveri e ka humbur luftën me korrupsionin dhe ne, së bashku me zotin Celibashi, do të bëjmë të mundur që t’i vijë fundi pandershmërisë, për një rimëkëmbje të gjithëanshme të shoqërisë shqiptare.”
k.c.
Comments
Eh, ç'rilindje jemi duke

Eh, ç'rilindje jemi duke gatuar, ke qejf ti shohesh te rreshtuar keshtu, hajdute profesioniste votash, juriste te korruptuar, biznesmene qe s dihet si e kane bere milionin e pare, e te tjere e te tjere. C'te kapesh e ç'te lesh i thone kesaj pune...

Celibashit i qenkan lutur

Celibashit i qenkan lutur disa here :Aman hajde se vetem ti e ben ate pune ! ....Dhe Celibashi e beri zemren gur dhe per te miren e partise e t e popullit mori pergjegjesine mbi vete ..looooooooooooooool

Nje qofte se Celibashi i paska dale nami se qenka i thekur per depudet se duket tip oratori - Kur duket 1 mije km larg se Celibashi nuk e con dot nje fjali deri ne fund -looooooooooooooool

Add new comment