“Askush nuk i mbron komisarët”

Postuar në 28 Shkurt, 2013 12:27

Lista e krimeve kundër policisë është e gjatë. E kish publikuar gazetari Roland Qafoku në një artikull në të përditshmen Panorama, ku ai i kujton një e nga një duke e filluar frazën për secilin me të njëjtin togfjalësh: “Askush nuk e mbrojti ….” Ja lista:

Askush nuk e mbrojti Arben Ujkën në atë 22 gusht të vitit 1993.

Askush nuk e mbrojti komandantin e RENEA-s Elham Elezin në atë 9 korrik të vitit 1998. Askush nuk e mbrojti Klenti Banon, [që] e ekzekutuan në atë 14 prill të vitit 2000.

Askush nuk e mbrojti Arben Zylyftarin në atë 2 gusht 2000.

Askush nuk e mbrojti komisar Ilir Ngresin, të cilin vrasësi gjakftohtë e qëlloi në një kafene në Vlorë në ditën e fundit të dhjetorit 2002.

Askush nuk e mbrojti Altin Mançellarin, policin e Forcave Speciale që u ekzekutua në atë 20 maj të vitit 2003 vetëm dhjetë metra larg Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Askush nuk e mbrojti komisar Gani Malushin në atë 6 gusht të vitit 2003.

Askush nuk i mbrojti katër policët në zhegun e 7 gushtit të vitit 2009 në Durrës, teksa autori kositi jetët e tyre duke i thënë shtetit që ishte ai zot dhe jo ata.

Askush nuk e mbrojti Adem Tahirajn atë 13 shtator të 2012-s.

Askush nuk e mbrojti Musa Skurën, komisarin e Burrelit në atë 14 janar 2013.

Askush nuk e mbrojti komisarin Dritan Lamaj.

Re.Pu.

Comments

Submitted by asim debi (not verified) on

Kjo eshte nje tablo mjaft e qartee rruges se Krimit ne Shqiperi qw ka infiltruar ne polici, por vrasjet ndodhin

edhe per nga mungesa e vullnetit politik per te vendosur rendin, edhe nga paaftesia e komanduesve te reparteve.

Por per te gjykuar per tatpjetene rendit dhe implikimin e krereve dhe pushtetit politik do te ishte me shume vlere

nje tablo e poiceve te vrare qe nga viti 1991 e deri me sot, per cdo vit, duke cilesuar dhe oficerat veçmas.

Atehere mund te flasim me mire. Them se Roland Qafoku mund ta bej kete.

Submitted by AnonTr (not verified) on

Komisaret dhe policet e thjeshte duhet te hapin syte e te shohin se ai qe po i vret eshte Agron Kulici me urdher te Berishes. Nqs Berisha ka nje ushtri me 300 gardiste qe e ruajne,Kulici nuk e ka kete. ....

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.