Qeveria nxiton të marrë paratë e privatizimit të hidrocentraleve dhe lotarisë kombëtare para zgjedhjeve

Mazhoranca futi ne procedure te përshpejtuar ratifikimin e marrëveshjeve për privatizimin e 4 HEC-eve dhe te lotarisë Kombëtare. Opozita e kundërshtoi kete nisme te shumices parlamentare, duke këmbëngulur se po shkelet rregullorja e Kuvendit. Ajo e akuzoi mazhorancen se kjo eshte nje perpjekje e fundit per te grabitur pasuri kombëtare ne fund te mandatit qeverisës.
Te majtët thane se edhe nisma e PD-së per ta derguar vendin ne referendum, per 3 ligjet e pa miratuara se kërkojnë shumice te cilësuar, eshte futur ne programin 3- javor te parlamentit ne mënyre anti-ligjore. Madje edhe projektligji për Mediat audio-vizive, sipas Gramoz Rucit, nuk duhet kaluar ne séance pa u arritur kompromisi ne Komisionin e Medias.
Programi 3-javor i Kuvendit u miratua me vetëm 68 vota te shumicës, duke parashikuar qe komisionet te mblidhen edhe ne ditet e fundjavës qe jane pushim e qe pothuaj asnjëherë ne ketë legjislature nuk janë përdorur per mbledhje Komisionesh, pasi deputet shkojnë ne zona elektorale.
Re.Pu.
Add new comment