50 % e të rinjve shqiptarë duan të emigrojnë (dhe 50 % do ta donin një punë në administratë)

Fondacioni Fridrih Ebert ka publikuar një studim mbi mendimet e rinisë shqiptare për të sotmen dhe të ardhmen e afërt, bazuar tek një sondazh i gjerë në të gjithë territorin e vendit. Më poshtë, disa nga përfundimet e studimit:
1-Më shumë se 50 përqind e të rinjve janë të gatshëm të emigrojnë jashtë vendit (“Më shumë se gjysma e rinisë është gati të lërë vendin. Nuk mund të përfytyrohet. Më mirë një kamarier në Itali se sa pastrues makinash në Shqipëri, mendojnë ata, Kjo është e jashtëzakonshme” - thotë në VOA Frank Hantke, drejtues i fondacionit Fridrih Ebert)
2-Vetëm 10 për qind e tyre janë të interesuar për politikën, dhe po aq besojnë se vota e tyre ka rëndësi për mënyrën se si drejtohet qeverisja qendrore. (“Të rinjtë nuk i besojnë politikanët, të rinjtë nuk besojnë në asnjë organizatë politike, ata nuk besojnë askënd. Rinia nuk beson partitë politike, por ata anëtarësohen në to vetëm për të gjetur një punë, dhe ky është pragmatizëm i pastër” - komenton Frank Hantke)
3-Dëshira për pjesëmarrje vullnetare në komunitet është vetëm 16 përqind, dhe shumica e të rinjve e mendojnë përfshirjen në organizata joqeveritare thjesht si një burim të ardhurash dhe si mënyrë punësimi.
4-Eshtë paradoksal fakti që ndërsa rinia shqiptare shprehet pro një emigrimi masiv jashtë vendit, dhe se nuk kanë besim tek politika dhe administrata, nga ana tjetër, rreth 50 për qind e tyre pohojnë se do ta pëlqenin një vend pune në administratën publike
5-Rreth 80 për qind e tyre, të varfër apo të pasur, jetojnë pranë prindërve
6-Mbi 60 për qind e të rinjve shqiptarë kanë të njëjtat bindje politike me ato të prindërve.
7-Burimi kryesor i informacionit për rininë është televizioni, ndërsa interneti përdoret thjesht për argëtim nga 80 për qind e tyre. a.n.
Comments
Eni ne Itali se jo vetem qe

Eni ne Itali se jo vetem qe do te mbetni pa pune (as per kamerjer nuk ka nevoje), por do te humbni edhe shtepine prinderve ku jetoni sot gratis.

Ky është mentaliteti

Ky është mentaliteti ballkanas shikoni Greqinë ku u katandisë se të gjithë luftonin për një vëndë pune në administratë se nuk punojnë dhe ju jepet mundësia të bëjnë allizhverishe

S O S !!!

S O S !!!

Fakti qe 50% e te rinjve

Fakti qe 50% e te rinjve deshiron te largohet, nuk eshte cudi, duke pare gjendjen ekonomike te vendit. Ndersa statistika e dyte (50% duan te punojn ne shtet) tregon qarte se pse jemi kaq te prapambetur. Te rinjte, te cilet presupozohet te jene me te emancipuar se pjesa e tjeter e popullsise, nuk dashka gje tjeter vec se te behet pjese e te paafteve dhe te korruptuarve. Imagjinoni te tjeret.

Add new comment