Shqipëria, e fundit në Europë dhe e 123-ta në botë për globalizimin social

KOF Swiss Economic Institute ka publikuar sot Indekset e Globalizimit për vitin 2012. Në indeksin e globalizimit social, Shqipëria renditet e fundit në Europë dhe e 123-ta në botë, duke u ndjekur nga vende si Tunizia, Senegali, Xhibuti, Filipinet, Kuba etj.
Ky indeks llogaritet si mesatare e ponderuar e të dhënave mbi telefonatat dhe postës ndërkombëtare; mbi penetrimin e internetit, televizionit, gazetave dhe librave; mbi turizmin dhe transfertat monetare ndërkombëtare; dhe mbi prezencën e kompanive të njohura ndërkombëtare si McDonald, IKEA, etj.
Për më tepër, klikoni në nyjen http://globalization.kof.ethz.ch/
E.Zaloshnja
Comments
Le ta shohe mire KM qe del e
<p>Le ta shohe mire KM qe del e mburret ne tv dite per dite per "moshen e internetit", a thua se ia jep ai internetin shqiptareve falas.</p>
Add new comment