Agimi i Artë dhe termi neo-nazist i përdorur nga disa media (edhe nga Respublica)

Para disa kohësh, në trajtimin e një lajmi mbi Agimin e Artë redaksia përdori termin “neonazistët”, për anëtarët e kësaj partie, çka u debatua dhe në blog nëse është i saktë apo jo. Del që termi, sa vjen e i afrohet së vërtetës. Anëtarët e kësaj partie, po përdorin metodat e “rinisë hitleriane” duke rekrutuar fëmijë 6 vjeç për t’i pregatitur shpirtërisht me filozofinë e tyre.
Express, raporton se Agimi i Artë ka nisur katekizmin me fëmijët nga mosha 6 vjeç, të cilët i quajnë "miqtë e vegjël të lëvizjes". Kjo lëvizje e re njoftohet në faqen zyrtare të partisë dhe dëshmohet me fotot e publikuara aty, ku sqarohet se moshat e vogla janë të përshtatshme për të mbjellë standarde të reja. "Fëmijëria është e përshtatshme për të krijuar tendencat dhe idealet përmes imagjinatës", specifikohet në tekstin e deklaratës.
Sipas njoftimit, seanca e parë është zhvilluar të shtunën në Artemis të Atikës, me qëllim zgjimin shpirtëror të fëmijëve. Rreth 20 fëmijë të moshës 6-10 vjeç kanë qenë me prindërit e tyre në zyrat lokale të Agimit të Artë, në Atikën Lindore.
“Nëpërmjet ilustrimit me video, dy mësues të organizatës lokale iu kanë folur fëmijëve për lindjen e botës së lashtë, për mendimin e lashtë grek, perënditë madhështore dhe për besimin e krishterë”, thuhet në njoftim, ku sqarohet se këto veprime janë "përpjekje për rigjenerimin e shpirtit grek."
k.c.
Comments
(Z.) Koloreto, mos ia varni

(Z.) Koloreto, mos ia varni atij tipit, nuk ia vlen.

Gjithsesi këto metoda janë të lashta, siç edhe e përmend z. Paul më sipër. (Paul, i dashur, mos harro katolikët!)

I përdorin fëmijët si mjete për të prekur emocionalisht masa të mëdha njerëzish. Plus që, fëmija nuk i ka ende mekanizmat mbrojtës për të gjykuar në mënyrë kritike mbi atë që i thuhet apo prezantohet. I mëson gjërat si vjersha, pa ua kapur nëntekstin, si të thuash. Indokrtinime fideistike.

Pyes veten, se pse blogu PTF, që këtu vjen shpesh me prurjet e veta, joautomatike, nuk e analizon pak këtë gjë.

E fundit: pyes prapë veten, duke parë në retrospektivë, pse nuk u kërkua që fëmijët të mos regjistroheshin fare nga pikëpamja fetere në censusin e fundit.

''fëmijë të moshës 6-10 vjeç

''fëmijë të moshës 6-10 vjeç kanë qenë me prindërit e tyre''. a duhet lejuar qe femijet, qofte edhe me vullnetin e prinderve te tyre, te lejohet te shkojne ne zyra te tilla, kisha apo xhamija?

Termi i perdorur, te pakten

Termi i perdorur, te pakten per mua nuk vihet ne dyshim.

Metoda e perdorur me femijet do analizuar: Ne Greqi AiA ka marre gjithe ato vota dhe prinderit jane dakort te cojne femijet e tyre per pergatitjen e 'te ardhmes' edhe pse numri i tyre eshte shume i kufizuar dhe nuk dua qe t'a shoh si masivitet por si fenomen, sepse ne ate 'klase' nuk kane qene me shume se 10-15 nxenes.

Tjeter kund me dhemb mua: Tek Berisha ! Shkon neper shkolla, mbledh kalamajte dhe u thote u kerkoni prinderve te votojne pd-ne, duke u bere nje shplarje truri me te keqe se AiA-a. Dhe ata duartrokasin, brohorasin, ulerasin ne ekzaltim ( ua jep mosha) dhe pse e kemi te ndaluar me Ligj. Kjo eshte per t'u shqetesuar ne maksimum ;perdorja e femijve si ne ate kohe te Enverit qe rrinim me flamurka te kuq aneve te rrugeve ku do te kalonte 'i madhi' duke i valevitur e duke brohoritur si kaseta te vena 'ne prize'. Femijeve nuk u duhet vene 'priza' sepse i ze i 'korrenti'...sepse jane pa 'tokezim'...sepse jane femije me 'kasete bosh'...Femijet i shkruanin 'parrullat ne mal'...

Le t'i leme femijet ne 'vorbullen' e femijerise plot perralla e delikatese, pa i bere 'grindavece' ndaj prinderve se per ke te votojne. Femijet jane engjej dhe engjejte nuk njohin kufij por vetem qiej te hapur pa kufizime...

Edhe 'dobesine' prinderore ndaj femijeve s'kemi pse e shfrytezojme si presion ndaj me te medhenjeve sikur u kerkojne nje 'lepirese' duke u kerkuar voten per t'u plotesuar nje teke.

Ne Greqi keto forma 'edukimi' i pjell kriza, por tek ne qe disa gjasme thone qe s'jemi ne krize te kene kujdes mos na i rrudhin e vyshkin 'lulet' e te ardhmes qe ne 'lastar', duke na rrudhur e vyshkur te ardhmen e kombit.

Lerini femijet ne femijerine e tyre; le te luajne 'pafka' ne ato ngushtica ku politika i ka futur hapesirat e tyre.

Demi me i madh qe shkaktojme eshte ai ndaj vetvetes ! Le t'i zbresim femijet nga 'trapi' ku kemi hipur...po fut uje...po fundoset...po mbytet 'o sa mire me qene shqiptar'.

Add new comment