Bulatović për kontrabandën me Millosheviçin: e luta Berishën të mbyllë sytë, e të ftillohet kontrabanda

Ish Kryeministrit të Ish-Federatës Jugosllave (Jugosllavisë së mbetur), Bulatovic i ka shpëtuar një frazë gjatë një interviste për televizionin malazez, Vijesti, e marrë dhe përkthyer nga revista Java. Ndërsa flet për periudhën e vështirë të luftës në Bosnje, atij i rrëshqet fjalia: “...unë shkoj në Shqipëri dhe e lus Berishën të mbyllë sytë, e të ftillohet kontrabanda, që të thyheshin sanksionet ndërkombëtare dhe njerëzit të fitonin para... Dhe e bëmë sistemin në të cilin të gjitha kanë funksionuar ashtu”.
Bie në sy në intervistë që Bulatoviç e justifikon kontrabandën, kinse për të blerë ilaçe e ushqime për fëmijët, duke harruar se këto para të pista nga të gjithë krahët kanë krijuar kapitalin e pistë që ka shkatërruar vlerat shoqërore të vendeve pjesëmarrëse.
k.c.
Comments
Ne kohen e BLLOKADES qe i
<p>Ne kohen e BLLOKADES qe i behej Jugosllavise, nafta vinte nga i Shqipnise dhe "rridhte" neper liqe te Shkodres dhe neper pikat kufitare ne drejtim te Malit te Zi. Me kan tregue shkodranet se ka pase njerz qe nuk i numrojshin leket, por i futshin ne thase.</p><p><strong>Kjo nafte sherbente per te vue ne levizje tanksat serb kundra kosovarve.</strong></p><p>Ky asht Sali Berisha.</p>
Add new comment