Po të ishte për Jozefinën asnjë biznesmen nuk do të lija në Parlament deputet (E thotë vetë Jozefina)

Këshilli i Rregullores, Mandatave dhe Imuniteteve ka dëgjuar sot në një seancë të posaçme deputetin e Partisë Socialiste, Fidel Ylli, lidhur me pretendimet e ngritura grupi prej 16 deputetë të Partisë Demokratike, për shkelje të Kushtetutës. Ligjvënësit demokratë akuzojnë se gjatë kohës që ushtronte mandatin e deputetit, Ylli ka qenë edhe pronar i një radio, frekuencat e të cilës, konsiderohen si pasuri publike.Citohet Ylli: “Unë kam ndjekur të gjithë hapat ligjore dhe rrugët institucionale në lidhje me radion lokale. Keni 4 vjet zonja kryetare që këtë shkresë e keni në Kuvend, tani që po mbaron mandati po bëni kërkesë? Ma hiqnit mandatin para 4 vjetësh. Nuk mund të fshiheni ju këtu e të prishni imazhin tim se paskam shkelur Kushtetutën. Kjo që keni bërë është dështim për Parlamentin... Harrojeni se nuk keni se çfarë të më bëni ju mua. Të rrimë ne ditë e natë dhe Gjykata Kushtetuese, nuk e depresonalizoni dot ju. Të jeni të sigurtë që nuk keni se çfarë i bëni Fidel Yllit, të hidheni përpjetë ju dhe të gjithë".Përgjigja e Topallit: “Po të ishte për Jozefinën asnjë biznesmen nuk do të lija në Parlament deputet. Ju thatë që unë pasurinë dhe të gjitha këto qindra mijra euro i kam nga ndërtimet në Tiranë. Po të mos kishe kryetar bashkie Ramën pasi ke ardhur miliarder nga kryetari yt". a.n.
Comments
Po te ishte per
<p>Po te ishte per Jozefinen...por cfare t'i beje Berishes une ! (Gjynah) Por me kujtoi Pal Vaten...</p>
Add new comment