Dyshimet për çimka në KQZ dhe Berisha që flet si pa të keq për një “komplot të regjistruar”

Postuar në 05 Mars, 2013 13:28

Në momentet që Berisha po tentonte të negocionte me opozitën për votimin e 3 ligjeve, ai ka konsumuar edhe një batutë që citohet në shtypin e sotëm. “A doni të dini ju komplotin si u rrëzua Fatos Nano? T’jua them sot?”- pyeti ai, ndërsa nga pas shpine kryetarja e Kuvendit e nxiste ta tregonte. “Do jua sjell të regjistruar sesi u stis komploti nga Edi Rama me ca bashkëpunëtorë të mi...”

E përditshmja DITA ka botuar sot një artikull ku flet për një debat të brendshëm në KQZ lidhur me një informacion që u është dhënë anëtarëve të majtë në Komision për vendosje përgjuesash në zyrën e tyre.

Shkruan Dita: “Dy anwtarët e Komisionit kanë marrë informacion nga persona tw administratws se zyrat e tyre janë nën përgjim dhe kanë tenuar madje dhe “pastrimin” e zonës duke porositur privatisht aparatura për gjurmimin e pajisjeve. Për këtë skandal janë informuar pak ditë më parë edhe politikanë të lartë në vend nga dy antarët e Komisionit, ndërsa duket se ndërhyrja mund të jetë kryer me lehtësi nga personat e interesuar në përgjim pasi vetë konstruksioni i godinës së KQZ-së e ka avantazhuar një gjë të tillë. Zyrat e komisionerëve janë të lidhura me dy dyer, njëra derë që komunikon me institucionin e KQZ-së çelësin e së cilës e kanë antarët e komisionit, ndërsa dera tjetër komunikon me godinën e Pallatit të Kongreseve…” a.n.

 

Berisha: http://www.mapo.al/2013/03/05/berisha-komplotin-e-rames-per-...

Lajmi: http://gazetadita.al/skandal-pergjimesh-ne-kqz/

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Ne qeshim pa te keq me keto &#39;qyfyre&#39; berishiane, por po te lexojme enverizmin dhe zbulimin e komploteve nda partise ne pushet e vendit do te shohim se vetem emrat e aktoreve dhe skenografia ndryshojne, ndersa skenari eshte i njejte, i shkruar qe para eres demokratike. S&#39;jemi fare mire ne te &#39;shkrojtur&#39; te skenareve &#39;demokratike&#39; por vetem &#39;plagjaturiste&#39; banal fare.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.