Dyshimet për çimka në KQZ dhe Berisha që flet si pa të keq për një “komplot të regjistruar”

Në momentet që Berisha po tentonte të negocionte me opozitën për votimin e 3 ligjeve, ai ka konsumuar edhe një batutë që citohet në shtypin e sotëm. “A doni të dini ju komplotin si u rrëzua Fatos Nano? T’jua them sot?”- pyeti ai, ndërsa nga pas shpine kryetarja e Kuvendit e nxiste ta tregonte. “Do jua sjell të regjistruar sesi u stis komploti nga Edi Rama me ca bashkëpunëtorë të mi...”
E përditshmja DITA ka botuar sot një artikull ku flet për një debat të brendshëm në KQZ lidhur me një informacion që u është dhënë anëtarëve të majtë në Komision për vendosje përgjuesash në zyrën e tyre.
Shkruan Dita: “Dy anwtarët e Komisionit kanë marrë informacion nga persona tw administratws se zyrat e tyre janë nën përgjim dhe kanë tenuar madje dhe “pastrimin” e zonës duke porositur privatisht aparatura për gjurmimin e pajisjeve. Për këtë skandal janë informuar pak ditë më parë edhe politikanë të lartë në vend nga dy antarët e Komisionit, ndërsa duket se ndërhyrja mund të jetë kryer me lehtësi nga personat e interesuar në përgjim pasi vetë konstruksioni i godinës së KQZ-së e ka avantazhuar një gjë të tillë. Zyrat e komisionerëve janë të lidhura me dy dyer, njëra derë që komunikon me institucionin e KQZ-së çelësin e së cilës e kanë antarët e komisionit, ndërsa dera tjetër komunikon me godinën e Pallatit të Kongreseve…” a.n.
Berisha: http://www.mapo.al/2013/03/05/berisha-komplotin-e-rames-per-...
Comments
Ne qeshim pa te keq me keto
<p>Ne qeshim pa te keq me keto 'qyfyre' berishiane, por po te lexojme enverizmin dhe zbulimin e komploteve nda partise ne pushet e vendit do te shohim se vetem emrat e aktoreve dhe skenografia ndryshojne, ndersa skenari eshte i njejte, i shkruar qe para eres demokratike. S'jemi fare mire ne te 'shkrojtur' te skenareve 'demokratike' por vetem 'plagjaturiste' banal fare.</p>
Add new comment