Në Rusi, ende ka nostalgji për Stalinin

Postuar në 05 Mars, 2013 15:58

FOTO LAJM: Disa qindra njerëz u mblodhën sot në Sheshin e Kuq të Moskës për të përkujtuar 60-vjetorin e vdekjes së Stalinit. Krerët e Partisë Komuniste kishin organizuar një procesion, kryesisht me njerëz të moshuar, për të vendosur lule në varrin e tij pranë Kremlinit. Në Rusi, ende ka nostalgji për Stalinin.
Përkrahësit thonë se ai e udhëhoqi vendin për të arritur fitoren mbi nazizmin. Ndërkohë, për kundërshtarët Stalini mbetet një vrasës që fajësohet për miliona të vdekur, për kolektivizmin me dhunë dhe kampet famëkeqe të punës së detyruar, të quajtura gulag. Stalini ishte sunduesi de-fakto i Bashkimit Sovjetik nga viti 1924 deri më 1953.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.