Zogaj: aleanca me LSI nuk duhet diskutuar më!

Duke folur për MAPO-n, Preç Zogaj lëshon ndonjë shpotitje për Edi Ramën. teksa komenton situatën e mjergullt që është krijuar në PS lidhur me listat e kandidatëve për deputet.
“…Deputetë shumë të njohur shihen të vinë vërdallë, pa e ditur se çfarë ka rezervuar për ta shija e liderit dhe loja e forcave në dhomën e sekreteve. Nuk ka dyshim se fuqizimi në këtë masë i numrit një është produkt edhe i sistemit elektoral” – shprehet Zogaj. Ai është i mendimit se ideja e kontributeve të matshme e të vlerësueshme duhet të shkojë natyrshëm me bllokun e ideve reale të Rilindjes. Zogaj komenton edhe dilemën e krijuar në PS, për rëndësinë që ka ose jo për opozitën bashkimi me LSI-në. “…Diskutimi apo për një aleancë parazgjedhore të PS-së me LSI, sidomos tani kur Kuvendit i kanë mbetur edhe pak javë për t’u shpërndarë, është plotësisht jo elektoral për PS-në, pasi investon në publik përshtypjen sikur opozita nuk fiton dot vetë.”
k.c
Comments
Edi Rama e ka kthyer Partine

Edi Rama e ka kthyer Partine Socialiste ne nje OJQ te George Sorros-it. G99 dhe MJAFT-istet te stervitur nga Sorros-i tashme jane te gjith te futur ne kupolen Socialiste dhe kane zevendesuar me sukses te gjithe lojtaret Socialiste me pervoje.

Rama eshte nje megaloman dhe njeri qe nuk sheh dot pertej hijes se tij dhe interesave te tij personale dhe klanit te tij. Shume shpejt do ta njihni ket monster ne pushtet - por si gjithmone - do te jete shume vone per te gjith shqiptaret.

E vetmja menyre per tu shkeputur nga e kaluara e Saliut, Nanos e Rames eshte qe te gjithe te votojne partite e vogla. Kushdo qofshin keto. Vetem me nje shperndarje sa me te madhe te votes, do te mund te ulim hunden ketyre 1-shave te politikes shqiptare, dhe te rikthejme nje rotacion politik dhe frymen e bashkepunimit ne parlament, ku asnje parti te mos kete shumice absolute.

Cohuni Shqiptare prej gjumit - dhe mos lejoni kthimin e bijve te bllokut ( me Partine Socialiste) apo te Sali Berishes. Kushdo tjeter eshte 100 here me i mire se sa elementi PD/PS.

medemek votoni Bamjen e

medemek votoni Bamjen e Topit, qe flet me heshtje,hahaha....

Add new comment